VIDEO/ Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions

Feb 28, 2021 | 22:42
SHPËRNDAJE

Milani ka arritur një fitore spektakolare në transfertë ndaj Romës, me rezultatin 1-2, duke i dhënë “fund” ecurisë negative të 2 humbjeve radhazi. Skuadra e Stefano Piolit arriti t’i jepte “leksion” kryeqytetasve në “Olimpico”, duke e dominuar takimin, teksa rastet e shënimit ishin të shumta.

 

bea918758472268233b124c7219a7bdbo2

Në 9 minutat e para, kuqezinjtë arritën të realizonin 2 herë, teksa të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Po në pjesën e parë, Ibra humbi një rast flagrant, teksa Kjaer goditi traversën. Për golin e avantazhit, duke të shkonte minuta e 43-të, kur Kesi, realizoi nga pika e bardhe e penalltisë. Fragmenti i parë u mbyll me epërsinë e një goli.

Kesi goli

Skuadra e Piolit surprizoi në fillimin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 50-të, Veretu vendos përkohësisht baraspeshën, duke tronditur Milanin në momentin më të mirë. Gjithsesi kjo baraspeshë zgjati vetëm 8 minuta, pasi në të 58-tën, ishte Rebiç, që me një të majtë vrastare brenda zonës, shënoi golin e fitores.

Goli i Veretu

Me këtë fitore, Milani u ngjit në kuotën e 52 pikëve, duke konsoliduar vendin e dytë, teksa diferenca me Romën e vendit të 5-të u thellua në 8 pikë. Ndërkohë për sa i përket kryesimit, kuqezinjtë janë 4 pikë larg Interit kryesues.

LIVE: ROMA-MILAN 1-2

Vereu 50′ / Kesi 43′ (p), Rebiç 58′

RASTET E NDESHJES: 

GOLI I ANTE REBIÇ: 


GOLI I ROMËS, VERETU: 


GOLI ME PENALLTI I KESI: 

RASTI I ARTË I SHPËRDORUAR NGA MKITARIAN: 

TRAVERSA E SIMON KJAER: 

GOLI I DYTË I ANULUAR I MILANIT: 

E PABESUESHME ÇFARË RASTI HUMBET IBRA: 

GOLI I ANULUAR I TOMORIT:

FORMACIONET ZYRTARE

Roma: Pau Lopez, Facio, Kristante, Mansini, Karsdorp, Vertu, Vijar, Spinacola, Pelegrini, Mkitarian, Majoral. Trajner: Paulo Fonseka.

Milan: Donaruma, Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Kesi, Tonali, Selemekers, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

formacioneeet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura