VIDEO/ Interi nuk e fal as Murinjon. Zikaltërit mundin Romën dhe vazhdojnë garën për kreun

Dec 4, 2021 | 20:02
SHPËRNDAJE

Interi ka marrë një fitore të  rëndësishme në garën për titullin kampion. Skuadra e Inzagit mundi Romën në transfertë me rezultatin 0-3.

intergol

Ndeshja u zhbllokua me mesfushorin Çalhanoglu, i cili realizoi një supergol nga goditja e këndit.  Zikaltërit dyfishuan me Xhekon. Sulmuesi nuk festoi pasi ka qenë lojtar i Romës. Në fundin e pjesës së parë shënoi dhe Damfris.

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve dhe vazhdon garën për titullin kampion.

ROMA-INTER 0-3

15′ Çahlanoglu, 24′ Xheko, 38′ Damfris

FORMACIONET

inter

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura