VIDEO / Gola, VAR, penallti e pritur dhe polemika. Partizani mund me vuajtje Skënderbeun dhe sheh zonën e Europës

Dec 4, 2021 | 18:55
SHPËRNDAJE

Partizani ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat për herë të parë në këtë sezon, duke mposhtur me shifrat 2-1 Skënderbeun në një sfidë ku ka pasur gjithçka.

sdsdsdsdsd

Dueli ishte shumë i bukur që në start me raste nga të dy skuadrat. Të kuqtë gjetën golin me Rrapajn e më pas u arritën nga Mensah. Në fundin pjesës së parë erdhën momentet e diskutueshme, me një gol të Carës që u akordua pasi VAR ktheu vendimin e vijërojtësit, e më pas edhe një moment i diskutueshëm për një goditje dënimi në hyrje të zonës.

Pjesa e dytë kishte ritëm më të ulët në fillim, teksa u ndez në fundin e saj. Fillimisht korçarëve iu anulua goli i barazimit për një prekje me dorë të Zhan Viktor. Më pas, ata fituan penallti, por Teqja bëri heroin duke pritur gjuajtjen nga pika e bardhë.

Dueli vazhdoi me drithërima deri në fund dhe u mbyll me protestat e korçarëve ndaj gjyqtarit, teksa shohin veten përsëri në zonën e ftohtë të klasifikimit. Ndërsa të kuqtë tani shohin shumë afër zonën e Europës, vetëm 2 pikë larg.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1
14′ Rrapaj, 27′ Cara / 20′ Mensah

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet dueli me fitoren 2-1 të Partizanit.

90’+2’ Murataj shpërdoron mundësinë për kundërsulm duke mos pasuar në momentin e duhur për Carën dhe më pas ndal me faull Zguron duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Edhe Sadriu ndëshkohet në momente të tensionuara në fund të sfidës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë në fundin e sfidës.

89’ Në vend të mbrojtësit aktivizohet Shehi në radhët e të kuqve.

88’ Musta duket se vuan ende përplasjen në momentin e penalltisë dhe shtrihet dy herë radhazi në fushë me marramendje. Lojtari largohet me barelë nga fusha,.

85’ Kaçe dhe Rrapaj i lënë vendin në fushë Muratajt dhe Maget në minutat e fundit.

82’ Meksi gjuan nga pika e bardhë por Teqja grushton gjuajtjen e tij.

80’ Aksion i shpejtë i Skënderbeut në krahun e majtë, topi pasohet te Berisha në qendër me Mustën që e ndal në mënyrë të parregullt,. Penallti për Skënderbeun.


79’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Stenio Zhunior gjen Malën por goditja e këtij të fundit me kokë grushtohet nga Rexhepi.

76’ Stenio Zhunior ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në një duel ajror në sulm.

74’ Gligorov dhe Herald Marku largohen nga fusha e lojës, ndërsa aktivizohen Sota dhe Kote në radhët e të kuqve.

73’ Stenio Zhunior merr mirë topin në të djathtë dhe mundohet të nisë një harkim në shtyllën e dytë, por Rexhpi kupton gjithçka dhe kontrollon sferën.

72’ Zhan Viktor i lë vendin në fushë Kosta Vangjelit në radhët e Skënderbeut.

64’ Në goditjen e dënimit pasardhëse Mara gjuan, topi devijohet në mur dhe shkon në rrjetë. Korçarët nisin festën, por gjyqtari sinjalizohet se Zhan Viktor e ka devijuar sferën me dorë dhe ai anulon golin.


62’ Moraesh merr topin dhe në hyrje të zonës dhe gjuan drejt portës, Sembene devijon topin me dorë dhe ndëshkohet me të verdhë.

59’ Edhe Zhan Viktor përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton te verdhë pas një faulli ndaj Rrapajt.

56’ Presing i lartë i Partizanit në këto minuta, duke mos lejuar Skënderbeun që të organizojë raste të rrezikshme.

48’ Protesta të të kuqve që kërkojnë të verdhin e dytë për Zguron pas një faulli.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Skënderbeu, ku Bajrami merr vendin e Dumfur.

45’+%’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.

45’+3’ Stenio Zhunios nis një kundërzbritje të Partizanit, por gabon në pasimin për Carën duke e larguar nga porta e duke i mundësuar mbrojtësve të devijojnë tentativën e tij.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

42’ Bie ritmi i ndeshjes për shkak të ndalesave të vazhdueshme që kanë bërë që skuadrat të ulin vrullin.

34’ Partizani fiton një faull në kufijtë e zonës së rreptësisë. Më pas gjyqtari sinjalizohet nga VAR për të rishikuar aksionin dhe pas 4 minutash, anulon goditjen e dënimit duke sinjalizuar për prekje të topit me dorë nga lojtarët e Partizanit.

27’ GOOOL Partizani. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Stenio Zhunior ul topin për Carën i cili me gjoks e shtyn në rrjetë. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje, e pastaj VAR, pas 3 minutash pritje, konfirmon golin e rregullt.

24’ Sembene gjuan me kokë pas një goditje dënimi, por Rexhepi pret tentativën qendrore.

20’ GOOOL Skënderbeu, Mensah shënon golin e barazimit. Rrapaj humb topin para zonës së vet dhe i jep mundësinë Berishës që të harkojë për Mensah. Ky i fundit nuk gabon me kokë në shtyllën e parë.


14’ GOOOL Partizani . Një aksion spektakolar i Malës nga e djathta bën që sfera të shkojë te Rrapaj i cili nga distanca lëshon një predhë të pakapshme për Rexhepin.


12’ Pas goditjes së dënimit të larguar nga Rexhepi. Mensah nis një kundërsulm të shpejtë, por vendos të gjuajë duke mos gjetur katërkëndorin në vend që të priste shokët e skuadrës.

10’ Zguro ndal në mënyrë të parregullt Carën dhe ndëshkohet me të verdhë.

8’ Mundësi e artë shënimi për Partizanin. Cara gjuan në hyrje të zonës por Rexhepi grushton, Zguro hutohet dhe Mala i vjen pas shpinës duke goditur përsëri. Me një ndërhyrje të dytë vendimtare, portieri shpëton katërkëndorin.

7’ Goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë për Partizanin në krahun e djathtë, Herald Marku tenton goditjen direkte në shtyllën e dytë por nuk gjen katërkëndorin.

2’ Menjëherë shkëndija mes Zguros dhe Kaçes pas një përplasje pranë vijës anësore, situata qetësohet pas ndërhyrjes së gjyqtarit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të Partizanit.

FORMACIONET

Partizani: Teqja, Belica, Sembene, H. Marku, Gligorov, Musta, Kacce, Rrapaj, Mala, Cara, Stenio Zhunior
Trajner: I. Daja
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Dumfur, Meksi, Sadriu, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Mensah.
Trajner: M. Memelli

Gjyqtar: Olsion Yzeiraj

 PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura