Protesta në Kukës për lirimin e të arrestuarve: Të dëgjojë Rama dhe nëna e tij (VIDEO)

Apr 19, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Siç ishte parashikuar ka nisur në Kukës protesta për lirimin e 11  të arrestuarve. Qindra protestues janë mbledhur në sheshin e Kukësit, me thirrje: “Lironi vëllezërit tanë” dhe “Poshtë Edi Rama”.

kukesi ne proteste

Një protestues ka thënë se nuk duhet vetëm lirimi i kuksianëve, por duhet të hequr dhe taksa në Rrugën e Kombit.

Ndërsa një protestues  tha se protesta e tyre është dëgjuar nga shumë njerëz, por ai tha se këtë protestë që ta dëgjoj dhe Rama.

“Kam qejf ta dëgjoj Edi Rama dhe nëna e Edi Ramës ku ta ketë”, tha protestuesi.

Kukësi proteston sërish për lirimin e 11 protestuesve, ja çfarë pritet të ndodhë

Sot në orën 11 qytetarë të Kukësit dhe jo vetëm kanë premtuar se do të kenë një tubim në sheshin kryesor të qytetin, dhe do të kërkojnë lirimin e 11 protestuesve të arrestuar.

Protesta këtë herë është thirrur nga këshilli bashkiak i këtij qyteti dhe do të mbahet para gjykatës së qytetit.

thyerjet-ne-kukesss-770x433

“Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli Bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarë popullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës. Ju ftojmë të merrni pjesë”.

Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

letra per protesten

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura