VIDEO/ Ibrahimoviç i papërmbajtshëm, Milani i lë “targën” edhe Napolit të Gatuzos

Nov 22, 2020 | 22:45
SHPËRNDAJE

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke u rikthyer të rezultatet pozitive pas barazimit në shtëpi ndaj Veronës.

d58c065cbe57059db65eac71692ca484o2

Dopieta e bomberit Zllatan Ibrahimoviç dhe goli në sekondat e fundit nga talenti Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve, që në 8 javët e para të kampionatit kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë.

bandicam 2020-11-22 22-40-52-049

Golin e vetëm për të besuarit e Gatuzos e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vlen të theksohet fakti se vendasit e luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakajoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.

Lajm i keq për Milanin është fakti se Ibrahimoviç la ndeshjen e dëmtua, teksa u pa në fundin e takimit me këmbën e fashuar.

FT: NAPOLI-MILAN 1-3

Mertens 63′ / Ibrahimoviç 21′ , 55′ , Hauge 90+4′ 

KARTONI I KUQ I BAKAJOKOS: 

GOLI I MERTENS:

GOLI I DYTË I IBRËS:

GOLI I PARË I IBRËS:

FORMACIONET ZYRTARE:

NAPOLI: Meret; Di Lorenco; Manolas; Kulibali; Mario Rui; Ruiz; Bakajoko; Politano; Lozano, Insinje; Mertens. Në dispozicion: (Ospina, Kontini, Gulham, Malkuit, Maksimovic, Deme, Elmaz, Lobotka, Zielinski, Petagja, Jorente) Trajner: Xhenaro Gatuzo.

bandicam 2020-11-22 20-46-13-638

MILAN: Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Salemakers, Çalhanoglu, Rebic; Ibrahimovi}. Në dispozicion: ( A. Donaruma, Tatarushanu, Konti, Dalot, Duarte, Gabia, Kastijeho, Díaz, Hauge, Kruniç, Tonali, Kolombo)  Trajner: Daniel Bonera.

bandicam 2020-11-22 20-46-59-505

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura