VIDEO / Përmbysje e çmendur në 3 minuta me autogol qesharak, Milani rimerr kreun e Serisë A

Oct 16, 2021 | 22:53
SHPËRNDAJE

Milani ka siguruar sot një fitore shumë të vuajtur në Serinë A përballë Veronës, në një sfidë ku për shumë minuta dukej sikur do të vinte humbja e parë e kuqezinjve në kampionat.

milan verona

Skuadra e Piolit në mënyrë të papritur e pa vetën në disavantazh pas 7 minutash, kur Kaprari mposhti Tatarusanun me një sulm të shpejtë. Më pas, ishte Barak ai i cili dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 24-t, duke tronditur kuqezinjtë të cilët dukeshin larg formës së zakonshme.

Por në pjesën e dytë ishte në fushë një Milan tjetër, shumë më agresiv, i cili gjeti golin që hapi ndeshjen me anë të Zhiru, i kthyer përsëri mes titullarëve. Verona bëri hapa mbrapa duke menduar të administronte avantazhin, por gaboi gjithçka brenda 3 minutash. Fillimisht shkaktoi penallti të cilën e transformoi me saktësi Kesi, e pastaj Gunter çoi topin në mënyrë qesharake në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazhin Milanit.

Në fund kishte drithërima në portën kuqezi, por Tatarusanu bëri ndërhyrje të sigurta duke ruajtur katërkëndorin e tij, për të marrë këto tre pikë që kthejnë Milanin në kreun e renditjes së kampionatit.

Milan-Verona 3-2
59′ Zhiru, 76′ (p) Kesi, 78′ (ag) Gunter  / 7′ Kaprari, 24′ (p) Barak



FORMACIONET ZYRTARE

Milan: Tatarusanu, Kalabria, Tomori, Romanjoli, Balo-Ture, Kesi, Benaser, Selemakers, Maldini, Rebiç, Zhiru.
Trajner: S. Pioli

Verona: Montipo, Çekerini, Gunter, Kasale, Faraoni, Tameze, Veloso, Lazoviç, Barak, Kaprari, Simeone.
Trajner: I. Tudor

seria a

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura