Kupa e Italisë/ Shumë zhurmë, por asnjë gol. Derbi Milan-Inter mbyllet në barazim pa gola (VIDEO)

Mar 1, 2022 | 23:01
SHPËRNDAJE

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit është mbyllur në barazim pa gola. Një derbi që pati shumë emocione me gjithçka që do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.

Milan-Inter

Përpara fillimit të sfidës u shfaq një video mesazh e Andri Shevçenkos, me ish futbollistin që bënte thirrje për ndihmë në luftën e Ukrainës. Pas solidarizimit që skuadrat bënë, nisi spektakli në fushën e lojës.

Milani ishte më kërkues dhe u shfaq e rrezikshme që në minutën e 11 me Teo Hernandezin që u gjet i vetëm përballë Handanoviçit, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe vazhdonin të shtynin përpara me Interin që ishte ende në gjumë dhe nuk krijonte raste të rrezikshme.

Në pjesën e dytë skuadrat bënë zëvendësimet e tyre me Interin që aktivizoi dhe Robin Gosens, i cili bëri debutimin e tij me fanellën zikaltër. U rikthye nga dëmtimi dhe sulmuesi Korrea.

Skuadrat u përpoqën të shënonin, por nuk pati gola. Tani gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit, për të kuptuar se cila skuadër do të jetë finalistja e parë e Kupës së Italisë.

 MILAN-INTER 0-0

79′ Angel Korrea rikthehet në fushën e lojës pas disa muajve mungesë

58′ Lautaro u përpoq t’i rrëmbente topin portierit, por Manjan u tregua i saktë në ndërhyrje dhe fitoi një faull

26’ Zëvendësim i detyruar tek Milani. Largohet kapiteni Romanjoli i dëmtuar dhe në vend të tij futet Kalulu

15’ Nuk mund të mungonin tensionet në derbi. Një ndërhyrje e Teo Hernandezit ndaj Dumfris bëri që ky i fundit të acarohej. Gjyqtari shkoi për t’i qetësuar

11’ Rasti i parë i sfidës. Olivier Zhiru i jep një pasim shumë të bukur Teo Hernandezit dhe ky i fundit del përballë portierit. Francezi gjuan, por topi përfundon në cepin e djathtë të portierit

FORMACIONET ZYRTARE

for

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura