VIDEO/ Kukësi shkëlqen në miqësore, leksion Fenerbahçes mes tensionit

Jan 13, 2018 | 19:57
SHPËRNDAJE

Kukësi zhvilloi në Antalia miqësoren e tretë të minifazës përgatitore. Pasi mposhtën Kajserisporin dhe Bursasporin, kampionët e Shqipërisë regjistruan një tjetër rezultat pozitiv, kësaj here ndaj gjigandëve të Fenerbahçes. Verilindorët barazuan 2-2, teksa të 2 golat i pësuan me 11-metërsh.

Idrizi

 

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 të skuadrës së drejtuar nga Pakult, ndërsa në pjesën e dytë turqit arritën ta barazonin rezultatin. Fenerbahçe e ka vlerësuar maksimalisht Kukësin teksa ka hedhur në fushën e lojës lojtarët më të mirë. Në minutat e fundit në momentin e akordimit të penalltisë së dytë pati edhe disa minuta tension dhe përleshje mes lojtarësh dhe drejtuesish.

Elis Bakaj kalon në avantazh Kukësin, me anë të një super goli të realizuar në minutën e 28-të. Në minutën e 34-t, Kukësi shënon golin e dytë me anë të futbollistit Bujar Idrizi, i cili ka goditur saktë nga brenda zonës, duke shkundur për herën e dytë rrjetën e Fenerbahçes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pakult zhvilloi një lojë spektakolare në pjesën e parë duke qenë superiore ndaj gjigandëve të Fenerbahçes.

Skuadra turke ngushton diferencën në minutën e 49-të me anë të Xhulianos, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u shkaktua nga Shameti. Lojtarët e Kukësit nuk ishin dakord me vendimin e gjyqtarit. Në minutën e 90-të, gjyqtari akordon një tjetër penallti në favor të Fenerbahçes.

Ky koment ka shkaktuar tension dhe përplasje mes lojtarëve të Kukësit dhe atyre të skuadrës turke. Pas disa minutash loja ka rifilluar dhe Fernandao ka barazuar shifrat.

LIVE| Fenerbahçe-Kukësi 2-2

Xhuliano 49′ (p), Fernandao 90′ (p) / Bakaj 28′, Idrizi 34′

Fenerbahce

Kukesi2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura