VIDEO / Spektakël në Champions! Mançester Siti mund pas 7 golash Realin në gjysmëfinalen e parë

Apr 26, 2022 | 22:53
SHPËRNDAJE

Mançester Siti ka fituar një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneve, të mbyllur me shifrat 4-3 për skuadrën angleze. Shifra që lënë gjithçka të hapur dhe që garantojnë një tjetër spektakël në ndeshjen e kthimit në Madrid.

10-ucl-r16b2-manchestercity-realmadrid

MANÇESTER SITI – REAL MADRID 4-3

De Bryjn 2′, Zhezus 11′, Foden 53′, Bernardo Silva 74′ / Benzema 33′, (p) 83′,  Vinicius 55′

NGJARJET KRYESORE 

82’ GOOOL Real Madrid. Shënon Benzema me penallti.

80’ Penallti për Real Madrid. Pas një harkimi në zonë, Laport prek topin me dorë dhe gjyqtari nuk ka dyshime.

79’ Modriç provon të shkurtojë diferencën me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi përfundon jashtë katërkëndorit të Ederson.

75’ Mahrez i afrohet golit të 5-të për skuadrën e tij, teksa gjuan nga e djathta pas një aksioni individual me sferën që kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk përfundon në rrjetë.

74’ GOOOL Mançester Siti. Kryevepër e Bernardo Silva i cili merr topin ë hyrje të zonës dhe lëshon një predhë të pakapshme për Kurtua.

66’ Zinçenko jep një pasim në qendër për Laport i cili shfaqet para Kurtua, por dërgon topin në duart e belgut me gjuajtjen e tij.

55’ GOOOL Real Madrid. Sprint spektakolar i Vinicius në krahun e majtë, barziliani shfaqet para portës dhe shkurton përsëri shifrat.

53’ GOOOL Mançester Siti. Aksion i shpejtë i anglezëve në krahun e djathtë i Fernandinjo, harkim perfekt për Foden i cili me kokë dërgon sferën në rrjetë.

48’ E pabesueshme çfarë humbin Mahrez dhe Foden. I pari shfaqet para Kurtua dhe me gjuajtjen e tij kalon portierin, por godet shtyllën. Topi shkon te Foden i cili me portën bosh gjuan në trup Karvahal.

35’ Rodrigo shfaqet në krahun e djathtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, Ederson grushton duke dërguar topin në këndore.

33′ GOOOOL Real Madrid dhe është përsëri i zakonshmi Benzema. Pas një harkimi nga e majta, francezi gjuan me një kthesë të shpejtë dhe dërgon sferën në rrjetë. 

30′ Minuta emocionuese, Alaba provon me kokë brenda zonës, shumë pranë golit të parë spanjollët.

29′ Fodet i shkon shumë pranë golit të tretë, tentativa e talentit anglez, shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

25′ Krijohet iluzioni i golit të tretë! Tentativa e Rihad Mahrez, shkon në rrjetën e jashtme!

17′ Vinicius shpërdoron një rast të artë, ku shumë pranë portës nuk është koordinuar siç duhet, duke gjuajtur jashtë kuadratit. Topi më pas devijohet dhe shkon në këndore.

11′ GOOOOOL MANÇESTER SITI 2-0/ Spektakël i “qytetarëve”, Gabrel Zhezus shënon golin e dytë! Shpërthen festa në “Etihad Stadium”.  Braziliani nuk fal pas asistit të De Bryjn. 

6′ Reali kërkon të kundërpërgjigjet me Rodrigo, por braziliani nuk arrin të përfitojë pas një gabimi të portierit Ederson.

2′ GOOOOOL MANÇESTER SITIT 1-0/ Start i çmendur! De Bryjn kalon në avantazh skuadrën e Guardiolës! Mesfushori goditi saktë me kokë, duke mposhtur portierin Kurtua. 

1′ Ka startuar supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Mançester Siti: Ederson; Stouns, Ruben Dias, Laport, Zinçenko; De Brujn, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Foden, G. Zhezus
Trajner: P. Guardiola

Real Madrid: Kurtua; Karvahal, Eder Militao, Alaba, Mendi; Modriç, Valverde, Kros; Rodrigo, Benzema, Vinícius
Trajner: 
K. Ançeloti

asdasdasdasdsd

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura