Video/ Partizani katastrofë në Gjirokastër, pëson pesë gola ndaj Luftëtarit

Dec 17, 2017 | 14:50
SHPËRNDAJE

Eshtë duke u luajtur në Gjirokastër sfida e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore mes Luftëtarit dhe Partizanit. Një sfidë delikate për të dyja skuadrat.

Luftetari3

Të kuqtë e Partizanit do të kërkojnë fitoren në transfertë për të mbajtur ritmin me skuadrat kryesuese. Nga ana tjetër Luftëtari i Hasan Likës, shpreson te një rezultat pozitiv që do t’i largonte nga zona e ftohtë e mbijetesës. Të dy ekipet vijnë në përballjen e sotme nga fitorja. Luftëtari mposhti Kamzën në transfertë 0-1, ndërsa Partizani triumfoi ndaj Teutës 2-1.

Bregu

 

MINUTE PAS MINUTE

80′ GOOOL Lamçja 5-0. Dejvi Bregu shpërthen bukur në krahun e majtë dhe jep një asist për Lamçen, i cili e pati shumë të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

75′ Partizani në kërkim të golit të nderit, Xhixhua provon me një gjuajtje, por ndaj portieri Ruçi.

61′ GOOOL Lamçja 4-0. Sulmuesi përfiton nga një rrëmujë brenda zonës duke shtyrë topin në rrjetë. 

60′ Edhe Luftëtari kryen zëvendësimin e parë, largohet autori i golit të dytë Kristal Abazaj në fushë Përgjini.

58′ Zëvendësim i parë për Partizanin, largohet Kotobelli në fushë Fili.

52′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Bregu provon me të majtën nga distanca, pret mjaft bukur portieri Alban Hoxha.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Luftëtari-Partizani 3-0. 

39′ GOOOL Rroca 3-0. Sulmuesi merr një top të gjatë nga mbrojtja, përfiton nga përgjumja e lojtarëve të Partizanit dhe shënon golin e tretë. 

37′ GOOOL Kristal Abazaj 2-0. Një shpërthim nga mesi i fushës, ia kalon topin mes këmbëve Ibrahimit, dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën. 

35′ Mundësi mjaft e mirë për Partizanin, Malota ka gjuajtur me kokë brenda zonës, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën. Mbrojtësi ka pësuar edhe një dëmtim pas këtij momenti.

21′ GOOOL Luftëtari 1-0. Pas një këmbëngulje të gjatë brenda zonës, Dejvi Bregu, ka devijuar topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale. 

14′ Goditje nga këndi për Luftëtarin. Zguro kroson në zonë, por lojtarët e Partizanit s’pastrojnë zonën.

6′ Futbollistët e Luftëtarit pretendojnë për një 11-metërsh, pas rrëzimit të Rapos brenda zonës.

1′ Ka nisur takimi.

Luftëtari-Partizani 4-0

Bregu 21′, Abazaj, Rroca, Lamçja

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani, Rapo, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe. Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kotobelli, Batha, Vila, Trashi, Progni, Asani, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Kridens Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura