VIDEO/ Luftëtari i Mezanit është spektakolar, bluzinjtë “mbysin” Teutën në debutimin e vlonjatit

Sep 22, 2018 | 17:43
SHPËRNDAJE

Luftëtari arriti fitoren e parë në këtë kampionat, në debutimin e Gentian Mezanit, në javën e pestë të Kategorisë Superiore. Përballë Teutës në Gjirokastër, bluzinjtë fituan pastër, me shifrat 3-1.

bandicam 2018-09-22 17-40-42-938

Minutat e para ishin të qeta, por më pas gjirokastritët filluan të fitojnë terren, dhe pas disa tentativash, Shkurtaj zhbllokoi rezultatin, pasi u asistua mjaft mirë brenda zone, në minutën e 37-të.

Edhe e dyta, nisi me të njëjtën fytyrë, ku ekipi i Mezanit sulmonte në mënyrë të vazhueshme. Sulmet u shpërblyen, me dy gola të shpejtë, i pari një perlë e Rapos në të 59-tën, e 4 minuta më vonë shënoi edhe Milosavljev.

Pati kohë edhe për një gol me penallti nga Latif në minutën e 77-të, ndërkohë që më herët ishte ndëshkuar me të kuq edhe Sidibe për ekipin e Shkëmbit. Në fund, Luftëtari merr 3 pikët e para, ndërsa për durrsakët kjo është humbja e dytë radhazi, pas asaj javën e kaluar me Kukësin në shtëpi.

bandicam 2018-09-22 17-09-47-001

 

Luftëtari-Teuta 3-1

GOL: Shkurtaj 37′, Rapo 59′, Milosavljev 63′ / Latif pen. 77′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Luftëtari-Teuta 3-1

92’ Ndërrimi i fundit edhe i bluzinjve. Radoviç i lë vendin Dungës.

90’ 3 minuta shtesë.

89’ Karton i verdhë për për Bicin, pasi pengoi portierin Ruçi.

87’ Teuta bën edhe ndërrimin e fundit. Gjeorgjevski i lë vendin Gashit.

85’ Mezani kryen edhe zëvendësimin e dytë. Del Milosavljev, futet Hyseni.

79’ Ndërrimi i parë te Luftëtari, Demo futet në vendin e Xhekson, i dëmtuar.

77’ GOOOL Latif shënon golin e parë për Teutën në këtë sfidë.

76’ Penallti për Teutën, pas një pengimi të Kamarasë brenda zone.

70’ Sidibe ndëshkohet brenda pak minutash me dy kartona të verdhë, dhe del me të kuqe nga fusha e lojës.

63′ GOOOOL Milosavljev shënon edhe golin e tretë, me një të djathtë nga jashtë zone.

62’ Shkëmbi kryen edhe zëvendësimin e dytë. Kallaku futet në vendin e Avdylit.

60’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ramadani tek Luftëtari.

59’ GOOOOL Rapo shënon me një të majtë fantastike nga jashtë zone. Hidi nuk ka se çfarë të bëjë. Mesfushori heq fanellën, dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga Jorgji.

54’ Një top i gjatë në zonën e gjirokastritëve, Progni me kokë godet, dhe Ruçi në dy kohë, kontrollon em vështirësi.

53’ Karton i parë i verdhë në këtë ndeshje, Progni ndëshkohet sepse qëndronte shumë afër një goditje të lirë që po kryente Milosavljev në mesin e fushës.

51’ Tjetër goditje me kokë pas këndores, edhe këtë herë Hidi largon, me më shumë vështirësi se rasti i dy minutave më parë.

49’ Krosim nga goditja e këndit për Licajn, ky i fundit provon me kokë, por Hidi kontrollon gjithçka.

46′ Shkëmbi e nis me një zëvendësim. Futet Kruja në vendin e Traore.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Teuta 1-0

47’ Milosavljev shërbehet në të majtë nga Radoviç, serbi bën një lëvizje dribluese, dhe më pas godet me të djathtën, por gjuajtja bllokohet nga mbrojtja.

45′ 2 minuta shtesë.

37’ GOOOL Luftëtari shënon pas një aksioni mjaft të rrjedhshëm. Xhekson kroson nga e majta në të djathtë, më pas është Shkurtaj që asistohet në mesin e zonës nga Radoviç, dhe Hidi nuk ka çfarë të bëjë.

31’ Probleme për Xhekson, pas një përplasje me Prognin. Gjyqtari Jorgji nuk akordon faull, por pas pak sekondash ndal lojën që mjekët t’i vijnë në ndihmë brazilianit të Luftëtarit.

30’ Dalje e mirë përpara e Luftëtarit, është Shkurtaj që provon një goditje, e cila shkon drejt portës duke u përplasur në tokë, më pas provon edhe Ymeraj, por nuk koordinohet dot. Në fund Hidi kontrollon gjithçka.

24’ Goditje nga hyrja e zonës e serbit Milosavljev, por topi shkon mbi portën e Hidit.

23’ Kryesori Jorgji ndal për pak sekonda lojën, në mënyrë që lojtarët të freskohen, prej temperaturave të larta.

17’ Ruçi shpëton portën e Luftëtarit, pasi Progni lësohn një top direkt nga goditja e dënimit, i cili nuk devijohet nga askush, por portieri i gjirokastritëve në momentin e fundit largon në goditje këndi.

13’ Luftëtari provon të ngacmojë tek zona e durrsakëve, një pasim tokazi për Shkurtajn, por Hidi e shoqëron sferën në fundore.

9’ Probleme për Prognin te Teuta, pas pasi mori një goditje të fortë në këmbën e majtë.

5’ Latif lëviz bukur në krahun e djathtë, kalon një mbrojtës, dhe shërben në qendër të zonës, por gjirokastritët spastrojnë atë rast të rrezikshëm.

3’ Bici nuk arrin të kontrollojë një top në mbrojtje, duke qenë edhe lojtari i fundit, por Hidi del dhe me këmbë mbyll gjithçka.

1′ Nis takimi në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, O. Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani, D. Rapo, Ymeraj, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

bandicam 2018-09-22 15-21-36-452

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Traore, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

bandicam 2018-09-22 15-22-05-445

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Marjus Qose, Edlir Malo, Hermal Llapra.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura