VIDEO/ Luzitanët nuk arrijnë të prishin festën, Liverpul shënon emrin mes 4 më të mirave

Apr 13, 2022 | 22:58
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar ndeshja e dytë çerekfinale në “Anfield” mes Liverpul dhe Benfikës, e cila përfundoj në barazim 3-3.

image

Luzitanët bënë një ndeshje dinjitoze ku arritën të gjenin barazimin nga një situatë ku ndodheshin në disavantazhin e dy golave, pas dopietës së Firminjos.

Shanset e shumta nga të dyja skuadrat nuk munguan gjatë ndeshjes, ku pas golit të barazimit Benfika tentoj kthesën historike, por pa e gjetur atë.

Liverpul do të përballet kështu në gjysmëfinale me surprizën e këtij edicioni në Champions, Vijarealin.

REZULTATI FINAL:

LIVERPUL 3-3 BENFIKA

Konate 21′, Firminjo 55′, 65’/ Ramos 32′ Jeremçuk 74′, Nunjez 83′

KOMENTI:

90′ Përfundon sfida. Liverpul në gjysmëfinale.

83’  Gooool Benfika 3-3. Nunjez shënon pas një topi të bukur në thellësi. Goli akordohet përsëri pas një kontrolli nga ana e VAR

74’  Goool Benfika, Jeremçuk driblon Alison dhe me portën e boshatisur dërgon topin në rrjetë. VAR akordon golin pas kontrollit

65′ Goool Liverpul 3-1 Benfika. Firminjo vulos kualifikimin me të dytin personal.

55′ Gooool Liverpul 2-1 Benfika. Firminjo shënon pas një pakujdesie në mbrojtjen portugeze.

46′ Starton pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë në shifrat 1-1

44’ Liverpul afër golit. Keita lëshon një të djathtë të fuqishme në hyrje të zonës që përfundon jashtë

32’ Goool Benfika gjen golin e shpresës. Ramos mposht Alison me një goditje të pandalshme. Pas kontrollit nga ana e VAR-it goli qëndron

21′ Gooool Konate zhbllokon sfidën. Mbrojtësi shënon me një goditje të fuqishme me kokë.

12’ Çfarë shansi për Benfikën! Everton tenton me një goditje befasuese nga jashtë zone që përfundon pak centimetra larg shtyllës.

7′ Liverpul me intensitet të lartë në kërkim të golit të parë.

1′ Starton sfida në “Anfield”. Vendasit në kërkim të festës në shtëpi.

FORMACIONET:

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura