Liga e Kombeve/ Spanja triumfon ndaj Anglisë, njihuni me të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme (Video)

Sep 8, 2018 | 22:49
SHPËRNDAJE

U luajtën sot 7 takimet e vlefshme për Ligën e Kombëve, ku nuk munguan as rezultatet surprizë. E gjithë vëmendja ishte te ndeshja e mbrëmjes mes Anglisë dhe Spanjës. “Iberikët” arritën të triumfonin 1-2 duke siguruar kështu një fitore mjaft të rëndësishme. Debutim perfekt për trajnerin Luis Enrike në stolin e Spanjës.

Liga-e-Kombeve

Ndërkohë në sfidën e orën 18:00, Zvicra ka shpartalluar Islandën me rezultatin 6-0. Shaqiri, Albian Ajeti dhe Mehmedi ishin 3 futbollistët shqiptarë që gjetën rrugën e rrjetës në përballjen e sotme. Shirtin e kapitenit për skuadrën “helvete” e mbajti Granit Xhaka.

Shaqiri

Në përballjet e tjera, Bosnja ka fituar në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, ndërkohë që Bjellorusi ka shpartalluar 5-0 San Marionon. Ndërkohë fitore e artë për Finlandën ndaj Hungarisë.

Saul

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME: 

20:45| Angli-Spanjë 1-2

Rashford 11′ / Saul 13′, Rodrigo 32′

20:45| Estoni-Greqi 0-1

Fortunis 14′

20:45| Luksemburg-Moldavi 4-0

Malget 34′, Thill 59, Sinani 75′, Martins 83′

KANË PËRFUNDUAR:

18:00| Zvicër-Islandë 6-0

Zuber 13′ , Zakaria 27′ , Shaqiri 52′ , Seferoviç 67′ , Albian Ajeti 71′, Mehmedi 82′ 

GOLI I SHAQIRIT: 

GOLI I ALBIAN AJETIT:

GOLI I MEHMEDIT: 

18:00| Finland-Hungari 1-0

Puki 7′ 

18:00| Bjellorusi-San Marino 5-0

Staseviç 4′ , Dragun 26′, 87′ , Saroka 67′, Kovalev 90+1′  

15:00| Irlanda e Veriut-Bosnjë Hercegovinë 1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura