VIDEO/ Spektakël në “San Siro”, Milani mposht Sëlltikun dhe kualifikohet. Zhgënjen Totenhemi, ja të gjitha rezultatet

Dec 3, 2020 | 21:00
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur 12 ndeshjet e Ligës së Europës, të cilat startuan në 18:55, të vlefshme për fazën e grupeve. 

kasati

Milani ka mposhtur Sëlltikun me përmbysje në “San Siro” me rezultatin 4-2, në një ndeshje spektakolare, e cila nisi keq për kuqezinjtë, por në fund u mbyll me fitore. Me 3 pikët e marra ditën e sotme, skuadra e Piolit shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet e dyta në grupin H, 1 pikë më pak se Lila kryesuese, por të dyja skuadrat kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër.

Ndërkohë Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 ndaj LASK në Austri, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Braga mposhti AEK-un me rezultatin 4-2, ndërsa Lestër Siti u shtang, duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga Zorja.

Rezultatet:

GRUPI G:

AEK – Braga 2-4

Oliveira 31′, Vasilantonopulos 89’/ Tormena 8′, Esgaio 10′, Horta 45′, Galeno 83′

Zoria-Lester 1-0

Sajadmanesh 84′

GRUPI H:

Milan-Sëlltik 4-2

Çalahanoglu 24′, Kastijeho 26′, Hauge 50′, Diaz 82’/ Rogiç 8′, Eduardo 14′

Lilë-Sparta 2-1

Jëllmaz 80′, 84’/ Krejçi 71′

GRUPI I:

Karabag-Makabi 1-1

Romero 37’/ Kohen 22′

Sivaspor-Vijareal 0-1

Çukueze 75′

GRUPI J:

LASK-Totenhem 3-3

Mikorl 42′, Egestein 84′, Karamoko 93’/ Bejl 45′, Son 56′, Dele Ali 86′

Antverp-Ludogorets 3-1

Hongla 19′, De Laet 72′, Benson 87’/ Despodov 53′

GRUPI K:

CSKA-Volsberger 0-1

Visinger 22′

Fejnord – D.Zagreb 0-2

Petkoviç 50′, Majer 53′

GRUPI L:

Cervena Zvezda – Hofenhaim 0-0

Gent-Slovan – Liberec 1-2

Jaremçuk 60’/ Mara 32′, Jusuf 56′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura