VIDEO- Komisioni i Ligjeve diskuton për banesat e prishura tek “5 Maji”, PD nuk pranon vijimin e seancës pa kryetarin e Bashkisë: Dëgjesa bëhet me prani dhe jo me letra të dërguara me postë

Jan 28, 2022 | 15:00
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të premte për të zhvilluar një seancë dëgjimore lidhur me çështjen e banesave të prishura tek zona e 5 Majit në Tiranë, që preken nga projekti i Unazës.

Në seancë dëgjimore ishte thirrur së pari Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj, i cili nuk është i pranishëm por kishte dërguar një letër ku kishte dhënë shpjegimet e tij për këtë çështje.

Letrën e Veliajt e lexoi që në nisje të seancës dëgjimore kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

Por deputetja e PD, Dhurata Çupi nuk ka rënë dakort që seanca të vijonte me dëgjimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ajo ka kërkuar që seanca të shtyhet dhe të nisë kur kryetari i Bashkisë të jetë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.

Në seancë janë ftuar për dëgjesë edhe Avokati i Popullit, Erinda Ballanca si dhe përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.

Klotilda Bushka: Kryetari ka dhënë përgjigje të kërkesës për këtë dëgjesë. Nëse jeni dakort të vijojmë me drejtorin e policisë Gledis Nano.

Dhurata Cupi: Pse është vënë në lëvizje Komisioni i Ligjeve, është bërë me dije rasti emergjent i cenimit të pronës si e drejtë themelore të njeriut.

Unë jam njofttar nga këta qytetarë që po dalin jashtë me qindra banorë, procedura, njoftime pa plotësuar të drejën themelore si pronarë.

Kemi qenë pranë tyre, qytetarët ishin shumë të shqetësuar, të irrituar, si mund të trajtohen nga kryetari i bashkisë dhe qeveria aktuale në një formë kaq brutale dhe jo njerëzore.

Donim dëgjesë publike sepse ditën që kur ne ishim të pranishëm policia ishte në përballje me qytetarët.

Nëse s’ka pasur kohë kreyetari në orën 14:30 mendoj ta presim e shtyjmë dhe kryetari duhet të jetë i pranishëm.

Nuk është një cështje e lehtë por një cështje mbijetese, në mes të dimrit janë nxjerrë jashtë, nuk u është dhënë asnjë mundësi strehimi.

Kushtetuta e përcakton që dëgjesa bëhet me prani dhe jo me letra të dërguara me postë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura