Kategoria e Parë, Play-Out/ Triumfojnë Elbasani dhe Devolli, Turbina merr 1 pikë në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

Jul 12, 2020 | 19:29
SHPËRNDAJE

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për “Play-Out”-in e Grupit B të Kategorisë së Parë. Përballje tepër interesante ku nuk munguan surprizat.

Kategoria-superiore4-logo-2

Elbasani triumfoi me përmbysje ndaj Ilirisë, falë dopietës së Nurit, ndërkohë që Devolli iu fal golit të mesfushorit Nallbati në minutën e 34-t në përballjen ndaj Shënkollit, që ka vulosur zyrtarisht rënien në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Turbina, arriti të merrte një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Turbinës, duke e bërë tepër enigmatike rivalitetin, për sa i përket skuadrave që do të zbresin nga kategoria.

REZULTATET : 

FT| Oriku-Turbina 0-0

FT| Devolli-Shënkolli 1-0

Nallbani 34′ 

FT| Elbasani-Iliria 2-1

Nuri 52′ (p), 60′  / Manellari 31′ 

Renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura