Gola dhe spektakël, Totenhemi surprizon Juventusin në Torino (Video)

Feb 13, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

U mbyll në barazim 2-2, akti i parë i supersfidës mes Juventusit dhe Totenhemit, i vlefshëm për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Edhe pse në minutën e 8-të, bardhezinjtë e panë veten në avantazhin e 2 golave, nuk arritën ta ruanin këtë epërsi.

Eriksen555

Në minutën e 2-të, sulmuesi Gonzalo Higuain hapi serinë e golave, pas asistit të Pjaniç. 7 minuta më vonë ishte përsëri argjentinasi, i cili dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Pas disavantazhit me 2 gola, Totenhemi u hodh në sulm në kërkim të golit dhe në minutën e 35-t, gjeti golin e parë me të përhershmin, Herri Kejn.

Kejn55

Në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë, Higuain kishte shansin e artë, për të realizuar tripletë, por gaboi nga penalltia, duke goditur traversën. Bardhezinjtë e kërkuan me ngul golin e tretë, që do t’i jepte me shumë qetësi në sfidën e kthimit, por nuk e gjetën. Në minutën e 71-t, danezi, Kristian Eriksen, barazoi shifrat, duke goditur saktë nga goditja standarte.

Ndeshjen e kthimit, Juventusi dhe Totenhemi do ta luajnë në datën 7 mars në “Uembli”.

 JUVENTUS-TOTENHEM 2-2

 Higuain 2′, 8′ (p) / Kejn 35′ , Eriksen 72′ 


Juventus: Bufon, De Shiljo, Benatia, Kielini, Aleks Sando, Khedira, Pjaniç, Bernardeski, Manxukiç, Dagllas Kosta, Higuain

Totenhem: Loris, Devis, Veronghen, Sançez, Dembele, Dier, Eriksen, Dele Ali, Lamela, Kejn

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura