VIDEO/ Dopieta e Ronaldos nuk mjafton, Lioni eliminon Juventusin dhe “fluturon” në çerekfinale

Aug 7, 2020 | 23:05
SHPËRNDAJE

Lioni ia ka dalë të eliminojë Juventusin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, me bardhezinjtë që dështojnë përsëri në këtë kompeticion.

LION

Ndeshja nisi mirë për francezët, ët cilët shënuan që në minutën e 12 me Memfis Depai, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte Kristiano Ronaldo i cili barazoi në minutën e 42’ përsëri me penallti dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

E dyta nisi menjëherë me bardhezinjtë në sulm, të cilët ia dolën të përmbysin rezultatin falë një predhë të Ronaldos në minutën e 59’ nga jashtë zone e cila përfundoi në rrjetë.

ronaldo.juve.lione.2020.750x450

Megjithatë edhe pas rasteve të shumta, italianët nuk ia dolën të shënojnë dot edhe golin e tretë i cili do i kualifikonte dhe kështu largohen kokë ulur nga Liga e Kampionëve. Lioni në fazën çerekfinale do të përballet me Mançetser Sitin.

FT| Juventus-Lion 2-1

Ronaldo 42′, 59’/ Depai 12′

Formacionet zyrtare:

FFF

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura