VIDEO/ Gol rekordi për Brojën në Premier Ligë, Sauthempton fiton me poker ndaj Brentford

Jan 11, 2022 | 21:47
SHPËRNDAJE

Sauthempton mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, ku mundi Brentford me rezultatin 4-1. Armando Broja ishte protagonist në këtë sfidë me një gol.

armando broja

Sauthempton kaloi në avantazh me Befnarek, por Brentford barazoi me Janelt. Vendasit gjetën avantazhin me një autogol të Fernandez.
Në pjesën e dytë Armando Broja shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi. Për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Adams me golin e katërt.  Me golin e sotëm Broja bëhet lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në Premier Ligë këtë sezon.

Me këtë fitore Sauthempton shkon në vendin e 11 me 24 pikë.

SAUTHEMPTON-BRAJTON 4-1

5’Bednarek, 37’Fernadnez(augotol), 49’Broja, 70’Adams/ 23’Janelt

 

 

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

broja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura