VIDEO / Spektakël dhe polemika në Atletiko-Liverpul, Milani pëson humbjen e tretë por mbetet në garë

Oct 19, 2021 | 23:14
SHPËRNDAJE

Liverpuli ka fituar një duel spektakolar në Grupin B në Ligën e Kampioneve përballë Atletiko Madrid, ndërsa Milani është mundur nga Porto duke regjistruar humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

grupi b

Anglezët i bënë një start të shkëlqyer sfidës duke shënuar me anë të Salah dhe Keita, për të lënë të mendohej se mund të dominonin qetësisht përballë ekipit të Simeones. Por vendasit reaguan dhe shkurtuan diferencën me Grizman, i cili më pas gjeti edhe golin e barazimit.

Por pikërisht sulmuesi gaboi gjithçka në fillimin e pjesës së dytë duke goditur me shkelm në kokë Firminon për t’u ndëshkuar me karton të kuq e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Kjo e ndihmoi Liverpulin që të ishte përsëri më ngulmues dhe gjati golin falë një penalltie të Salah. Gjyqtari akordoi një gjuajtje nga pika e bardhë edhe për Atletikon, por pasi pa pamjet me VAR ndërroi mendje, mes pakënaqësisë së vendasve, të cilët dolën pa pikë nga kjo supersfidë.

Një rezultat që ndihmon disi Milanin i cili u mund në fushën e Portos, por mbetet ende në garë pasi diferenca që ka me dy skuadrat para kuqezinjve, është e arritshme kur mbeten edhe 3 ndeshje për t’u luajtur.

ATLETIKO MADRID-LIVERPUL 2-3
20′, 34′ Grizman / 8′, 76′ (p) Salah, 13′ Keita

52′ KK Grizman

PORTO-MILAN 1-0
65′ Diaz

ddddddddddd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura