Rishfaqet ‘sindroma’, kuqezinjtë dorëzohen në fund ndaj “Gjelave”

Jun 15, 2016 | 23:00
SHPËRNDAJE

Shqipëria u mposht mbrëmjen e sotme në “Velodrome” 2-0 në minutat e fundit, pavarësisht se bëri një lojë të mirë për rreth gati 90 minuta.

Djemtë e De Biazit e kërkuan golin, duke shpërdoruar të paktën 5 raste të mira, por ishin francezët ata që në fund triumfuan, duke u treguar të duruar dhe duke shënuar dy gola në fundin e ndeshjes me Grizman dhe Paje.

Megjithatë, kualifikimi ende nuk është mbyllur. Shqipëria duhet të mposhtë Rumaninë në ndeshjen e fundit që të pretendojë për një kualifikim mes të tretave më të mira, prej të cilave dalin katër nga gjashtë.

Pjesa e parë

Shqipëria ka treguar një lojë të mirë në pjesën e parë të takimit. Ishin francezët ata që rrezikuan të parët, por më pas kuqezinjtë morën situatën në dorë.

sfsdfgs
Sadiku humb nje shans te arte

Ata ndërtuan aksione të shpejta kundërsulmi. Vlen për t’u përmendur rasti i Sadikut, kur merr një top në krah nga Lenjani, por nuk arrin ta shtyjë dot në portë.

Më pas, një goditje këndi e ekzekutuar ultas me skemë gjen Lenjanin në qendër të zonës franceze, por goditja e tij nuk është e saktë.

Kuqezinjtë e mbyllin pjesën e parë në sulm, ku Memushaj merr një top nga goditja e këndit por nuk godet si duhet.

Francezët rrezikojnë më shumë me Paje, por ai bllokohet dy herë nga Ajeti.

 Pjesa e dytë

Në të dytën kuqezinjtë janë më kërkues, po aq sa edhe francezët. Këta të fundit rrezikojnë me Zhiru, i cili nuk është i saktë me kokë.

Kuqezinjtë kanën një tjetër rast mjaft të mirë kur një kros i Hysajt gjen Memushajn brenda zonës. Ky i fundit godet keq dhe gjen vetëm shtyllën.

Pas kësaj, nisin kundërsulmet e Francës. Zhiru kap një top në ajër mjaft të mirë brenda zonës dhe gjen vetëm shtyllën.

Futja në lojë e Xhakës dhe Roshit i jep më siguri De Biazit në sulm. Roshi bën disa depërtime të mira, por pa mundur të finalizojë.

Në minutën e fundit, kuqezinjtë lëshojnë nga loja e tyre. Një depërtim i francezëve nga e djathta gjen Grizman brenda zonës i cili mposht Berishën. Më pas, në minutën e fundit shtesë, një kundërsulm gjen Paje, i cili mposht Berishën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura