VIDEO/ “Nëndetësja” zhytet nga një gafë e Simonit, Dinamo humbet dhe me Teutën

Apr 24, 2022 | 18:45
SHPËRNDAJE

Dinamo pëson një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në Elbasan dhe mund t’i thotë lamtumirë Superiores, pasi tashmë edhe matematika e ka të vështirë të mbajë skuadrën e Vanolit në elitë.

bandicam 2022-04-24 18-02-29-298

Sfida nisi me një ritëm të ulët, ku të dyja skuadrat kërkuan të mbroheshin, por në fundin e pjesës së parë, lojtarët e Dinamos që pretenduan për një penallti, por gjyqtari nuk akordoi asgjë.

Në pjesën e dytë, një gabim fatal i portierit Simoni, solli golin e Teutës me Rubin Hebaj, i cili rezultoi dhe goli i vetëm i sfidës.

Për t’i bërë gjërat dhe më keq për “Nëndetësen”, ishte Mija i cili shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutat e fundit, për t’i lënë blutë me 10 lojtarë.

Kështu Dinamo vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 23 pikë, ndërsa Teuta vendin e tetë me 33 pikë.

REZULTATI:

DINAMO 0-1 TEUTA

Hebaj 56′

KOMENTI LIVE:

90+5’ Mbyllet sfida!

90+2’ Simoni ka dalë nga porta e tij për të ndihmuar ekipin e tij dhe godet me një roveshatë, por tentativa e tij ndalet nga Qirko.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

89’ Mija ndëshkohet me karton të kuq. Një ndërhyrje ndaj Klejdi Dacit u pa si e pafalshme nga ana e gjyqtarit, për të lënë blutë kryeqytetas me 10 lojtarë.

87’ Zëvendësim i dyfishtë te Dinamo. Largohen Lilaj dhe Haxhiu, në vendin e tyre Dos Santos dhe Mehmetllari.

86’ Kotobelli lëshon një gjuajtje brenda zonës, por Simoni e kontrollon pa probleme topin.

83’ Moment tensioni me Demirin që godet nga mbrapa Jazxhin. Loja vijon rregullisht.

83’ Ledio Beqja ndëshkohet me karton të verdhë pas një topi të prekur me dorë dhe do të humbasë sfidën me Kukësin. Goditje dënimi për Dinamon.

79’ Zëvendësim i dyfishtë te Teuta. Largohen Hebaj dhe Lorenco Vila, në vendin e tyre Daci dhe Daja.

76’ Fejzulla lëshon një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por Qirko tregohet i vëmendshëm dhe e thith topin me duar.

74’  Zëvendësim te Dinamo. Largohet Bardhi dhe në vendin e tij vjen Mihana.

69’ Gruda lëshon një gjuajtje të bukur me të djathtën nga jashtë zone, por Simoni arrin ta devijojë për ta çuar topin në goditje nga këndi.

66’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Peposhi dhe në vendin e tij futet Ildi Gruda.

64’ Albano Aleksi ndërhyn ashpër ndaj Haxhiut dhe ndëshkohet me të verdhë. Protesta të shumta nga stoli i Dinamos, të cilët kërkojnë karton të kuq për mesfushorin e Teutës.

60’ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Siljanovksi dhe në vendin e tij futet Fejzulla.

56’ GOOOOOOL TEUTA 0-1/ Rubin Hebaj tregohet i vëmendshëm ndaj një gabimi të Simonit dhe  vetëm për vetëm me portierin e Dinamos, sulmuesi nuk fal dhe gjen avantazhin për durrsakët.

50’ Ledio Beqja lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+5’ Mbyllet pjesa e parë!

45+3’ Nuk ka asgjë sipas VAR. Loja do të vazhdojë rregullisht.

45+1’ Haxhiu pason për Rexhinaldon, por në një duel me Jazxhi sulmuesi bie në tok duke pretenduar për një 11-metërsh. Aksioni vazhdon përsëri dhe Ivanoviç ndërhyn ndaj Haxhiut, duke nxehur gjakrat për një tjetër 11-metërsh të kërkuar nga Dinamo. Çdo gjë do të shikohet me VAR.

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

44’ Rexhinaldo tenton një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon shumë pranë portës.

41’ Një top i ardhur nga goditja e këndit arrihet nga Ivanoviç me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

40’ Një tjetër krosim drejt Emiliano Vilës, por kësaj radhe Bardhi ndërhyn mirë dhe e largon topin në goditje këndi.

32’ E. Vila merr një krosim të bukur brenda zonës dhe lëshon një gjuajtje të bukur fluturimthi, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

29’ Siljanovski tenton të lëshojë një gjuajtje në ajër në afërsi të zonës, por futbollisti i Dinamos nuk e gjen dot topin.

21’ Duket se kapiteni i Dinamos, Ibraimi ka pësuar një dëmtim pas një përplasje me Jazxhi. Loja ndalet për t’i ardhur në ndihmë sulmuesit.

19’ Goran Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në mesin e fushës.

18’ Peposhi merr një top në afërsi të zonës dhe tenton të krosojë, por topi ndalet dhe shkon në goditje këndi.

11’ Lorenco Vila tenton të krosojë por topi ndalet dhe përplaset në dorën e futbollistit të Teutës. Goditje dënimi për Dinamon.

7’ Haxhiu lëviz bukur në hyrje të zonës, por Jazxhi ndërhyn mjaft mirë për të  fituar dhe një rivënie fundore.

1’ Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Simoni, Mija, Silianovski, Maliqi, Imami, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi, Rexhinaldo.

Trajner: Rodolfo Vanoli

TEUTA: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Jazxhi, Kotobelli, Beqaj, Aleksi, Peposhi, E. Vila, L. Vila, Hebaj.

Trajner: Renato Arapi

WhatsApp Image 2022-04-24 at 4.31.16 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura