VIDEO / Barcelona turpërohet edhe nga Benfika në Champions, Bajerni triumfon me 5 gola

Sep 29, 2021 | 22:48
SHPËRNDAJE

Barcelona prek fundin. Skuadra katalanase, pas humbjes 3-0 në shtëpi përballë Bajern Mynih në ndeshjen e parë në grupin E të Ligës së Kampioneve, ka regjistruar edhe sot një humbje me të njëjtat shifra. Por këtë radhë, ishte 3-0 në fushën e Benfikës, në një ndeshje ku skuadra e Kuman ishte hija e vetvetes dhe u dominua nga portugezët.

grupi e champions

Nunjez u dha atyre avantazhin që në minutën e tretë dhe ky gol ishte një peshë e rëndë për Barcelonën që e kishte të vështirë të dilte në lojën e saj, duke rrezikuar disa herë që të pësonte edhe golin e dytë me vendasit që goditën edhe shtyllën.

Dyfishimi i shifrave erdhi me Rafa Silva në minutën e 69 dhe aty Barcelona kapitulloi pa kushte, duke mos patur forcë as të reagonte. Penalltia e Nunjez në minutën e 79 i vuri vulën kësaj humbje për katalanasit që e shohin veten në vendin e fundit në grup me 0 pikë dhe golavarazh 0-6.

Ndërkohë, Bajerni vazhdon i qetë marshimin drejt kualifikimit, pasi sot ka marrë fitoren e radhës duke mposhtur 5-0 Dinamo Kiev. Dy gola të Levandovskit, Gnabri, Sane dhe Çopo-Moting, bënë që gjithçka të dukej e thjeshtë për bavarezët.

BENFIKA – BARCELONA 3-0
3′, 79′ (p) Nunjez, 69′ R. Silva

BAJERN MYNIH-DINAMO KIEV 5-0
12′ (p), 27′ Levandovski , 68′ Gnabri, 74′ Sane, 87’ Çupo-Moting

barcelona

FORMACIONET ZYRTARE

BAJERN MYNIH-DINAMO KIEV

baj din

BENFIKA – BARCELONA

ben barc

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura