VIDEO/ PSG-ja i tregon forcën Sitit, e para e Mesit është një perlë

Sep 28, 2021 | 23:07
SHPËRNDAJE

PSG-ja mposhti Mançester Sitin në supersfidën e Ligës së Kampionëve të luajtur mbrëmjen e sotme.

mesi

Geje kaloi në avantazh parisienët vetëm pas 8 minutash lojë duke shtanguar skuadrën e Guardiolës. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të PSG-së, ndërsa në pjesën e dytë erdhi dhe momenti i shumë pritur.

Lionel Mesi gjeti golin e parë me skuadrën franceze duke shënuar një eurogol pas një aksioni personal. ‘’Pleshti’’ kombinoi bukur me Mbapenë duke gjetur trekëndëshin e mbrojtur nga Ederson që nuk kishte asnjë mundësi për ta pritur. Pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori, me PSG-ën që siguron tre pikët e para në grup duke shkuar në total 4 pikë.

Në sfidën tjetër, Klub Bryzhi suprizoi Lajpcigun duke i mposhtur në Gjermani me rezultatin 1-2.

FT| PSG-MANÇESTER SITI 2-0

Geje 8′, Mesi 74′

FT| LAJPCIG-KLUB BRZYH 1-2

Nkunku 7’/ Vanaken 24′, Rits 41′

FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI A

PSG-MANÇESTER SITI

psg siti

LAJPCIG-KLUB BRYZH

lajpcig@

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura