VIDEO/ Një tjetër barazim pa gola në “Katar 2022”, Uruguai dhe Koreja e Jugut ndajnë pikët në një sfidë spektakolare

Nov 24, 2022 | 16:00
SHPËRNDAJE

Nuk ka fitues në sfidën mes Uruguait dhe Koresë së Jugut, me të dyja skuadrat që dhuruan “show” por pa mundur ta gjenin golin.

uruguai kore

Të dyja kombëtaret provuan të gjenin rrjetën, me rastet që shkonin nga njëra portë në tjetrën, por goli ishte ai që i mungoi kësaj sfide.

Kështu të dyja ato ndodhen me nga një pikë në grupin H dhe kështu do t’i duhet të bëjnë llogaritë pas përfundimit të sfidës mes Portugalisë dhe Ganës.

KOMENTI LIVE –

90+7′ Mbyllet sfida!

89′ Valverde provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet në shtyllë.

81′ Nunjez provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij shkon shumë pranë portës.

53′ Bentankur shtyn Jin-Su Kim në zonë dhe koreano-jugorët protestojnë për penallti, por kryesorid he më pas VAR nuk akordojnë asgjë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë!

43′ Uruguaji rrezikshëm sërish, Diego Godin godet shtyllën pas një goditje këndi.

34′ Shansi më i mirë i ndeshjes është për aziatikët me Ui-Jo Huang, i cili në një penallti në lëvizje humbet shansin e artë për gol për përfaqësuesen e tij.

32′ Ka ritëm ndeshja, skuadrat po luajnë nga njëra anë në tjetrën me kundërsulme, por pa qenë efektivë drejt portës.

23′ Uruguaj merr në kontroll lojën, teksa sërish kanë qenë të rrezikshëm, por nuk janë kuptuar mirë mes tyre amerikano-latinët duke e shpërdoruar këtë rast për gol.

20′ Federiko Valverde merr një top mjaft të bukur dhe godet menjëherë, por topi përfundon jashtë.

14′ “Kërcënimi” i parë i takimit vjen nga amerikano-latinët me Matias Vesinon, i cili gjatë një aksioni kundërsulmi nuk mundi dot ta devijonte topin për ta dërguar në kuadrat.

8′ Ndeshje e ekuilibruar, me skuadrat që kanë zhvendosur lojën e tyre në mesfushë teksa provojnë edhe mundësitë e kundërsulmit.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Koresë së Jugut.

FORMACIONET ZYRTARE –

URUGUAJ –

URU

KORE E JUGUT –KOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura