VIDEO/ Surprizë ndaj Mesit, por jo ndaj Levandovskit. Polonia mund Arabinë Saudite dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Nov 26, 2022 | 16:15
SHPËRNDAJE

Polonia ka mundur me shifrat 2-0 Arabinë Saudite dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm në Kupën e Botës.

bandicam 2022-11-26 13-53-50-991

Skuadra polake ia ka dalë duke zhvilluar një ndeshje “me llogari” ndaj arabëve të cilët kishin marrë zemër nga suksesi i jashtëzakonshëm kundër Argjentinës. Goli i Zielinskit në pjesën e parë ia bëri më të thjeshtë punën, ndërsa edhe Sheznji u tregua hero duke pritur një penallti para pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë ishte Arabia që u shfaq më kërkuese, me polakët të cilët pritën momentet e tyre dhe kundërsulmet për të thumbuar. Milik goditi traversën dhe Levandovski shtyllën, derisa ky i fundit ishte ai i cili theu mallkimin e tij në Botërorë duke shënuar golin e tij të parë në një aktivitet të tillë.

Kështu, Polonia mori një sukses 2-0 që tashmë i jep dy rezultate të mundshme në duelin ndaj Argjentinës si opsion për kualifikimin e mëtejshëm, ndërsa Arabia Saudite do të luajë në ndeshjen ndaj Meksikës një mundësi të mirë kualifikimi të mëtejshëm.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

POLONI 2-0 ARABI SAUDITE

Zielinski 40′, Levandovski 82′ 

WhatsApp Image 2022-11-26 at 4.14.19 PM

MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –

90’+7′ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Polonisë e cila tashmë është plotësisht në garë për kualifikimin.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Levandovski i afrohet golit të tretë për përfaqësuesen e tij teksa hyn në zonë i vetëm por Al Ouais arrin ta ndalë e më pas një mbrojtës largon sferën jashtë.

82’ GOOOL POLONIA! Levandovski thyen mallkimin duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i Al Malki, për të dyfishuar shifrat. Emocionohet sulmuesi polak pasi më në fund ia doli që të shënonte në një Botëror.

78’ Mundësi e mirë për Arabinë Saudite teksa Al Malki ka hapësirë për të gjuajtur në pozicion ballor, por nuk çon përsëri topin në portën polake.

66’ Shtyllë! Tani është Levandovski ai i cili nuk ia del që të gjejë rrjetën pasi e ndal shtylla e djathtë e portës.

63’ Traversë! Pas një harkimi nga e djathta është Milik i cili fluturon me kokë por gjen traversën e portës saudite.

60’-61’ Al Burakan dhe Kano ia dalin që të gjejnë hapësira që të tentojnë portën, por asnjëri nuk e çon në katërkëndorin e mbrojtur nga Sheznji.

56’ Al Dousari ka mundësinë tjetër të artë për të shënuar por gjuajtja e tij pas një rrëmuje në zonë ndalet nga Shezni përsëri.

52’ Harkim nga e djathta për Kano i cili tenton roveshatën por nuk ka koordinimin e duhur për të dërguar sferën në katërkëndorin polak.

49’ Arabia Saudite e nis pjesën e dytë në sulm, duke kërkuar që të vendosë baraspeshën në këtë sfidë.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Arabia Saudite ka humbur mundësinë e baraspeshës, teksa Shezni ka pritur goditjen e Al Dausarit nga pika e bardhë e penalltisë.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 10 minuta shtesë!

43′ Ka penallti për Arabinë Saudite, Al Shehri është penguar në zonë pas një kontakti në zonë. Arbitri vijoi lojën, por VAR thërret kryesorin dhe ky i fundit akordon 11-metërsh për sauditët.

40′ GOOOL POLONIA 1-0! Zhbllokohet sfida! Piotr Zielinski kalon në avantazh përfaqësuesen polake, pas një pasimi perfekt nga Robert Levandovski, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

13′ “Kërcënimi” i parë vjen nga sauditët, Mohamed Kano provon të befasojë polakët, por Shezni e devijon topin duke e dërguar në goditje këndi.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Polonisë.

FORMACIONET ZYRTARE –

POLONI –

bandicam 2022-11-26 13-57-23-029

ARABI SAUDITE –

bandicam 2022-11-26 13-58-48-492

STATISTIKAT E FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –

316613609_6094802253903127_4384538607539253256_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura