Vendimi i mbledhjes së opozitës në Shkodër: Bojkot veprimtarive parlamentare deri sa…

Sep 3, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Detaje të reja bëhen me dije nga vendimi i opozitës që nxori mbledhja në Shkodër: një aksion që opozita e quan “çlirim të Qeverisë nga krimi”.

Burime nga opozita thanë se: brenda 10 ditëve do të diskutohet nga lidershipi PD-LSI dhe do të shpallet platforma e përbashkët opozitare për aksionin politik të çlirimit të qeverise nga krimi.

Derisa të merren vendimet, nuk do të ketë pjesëmarrje normale në komisione dhe parlament, sqaruan të njëjtat burime.

Basha nga Shkodra i përgjigjët ftesës së PS-së: Platformë për të rrëzuar qeverinë e lidhur me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen aksionit opozitar për të shpëtuar nga një qeveri “e lidhur me krimin”.

“Duke filluar nga sot detyra jonë si parti opozitare është të gjejmë rrugët dhe mënyrat të formulojmë aksionin dhe platformën politike për ti dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme për Shkodrën dhe Shqipërinë dhe për ti dhënë vendit siguri demokraci dhe shtetet të së drejtës. Le të fillojmë nga formulimi i një platforme…”, tha Basha.

WhatsApp Image 2018-09-03 at 6.56.50 PM

Basha paralajmëron kryepolicin e Shkodrës: Jep dorëheqjen ose…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, i bëri thirrje kreut të Policisë së Shkodrës që të japë dorëheqjen ose të zbardhë krimet e rënda që kanë ndodhur së fundmi në këtë qark.

“Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës. Sot kam një thirrje për drejtorin e qarkut të Shkodrës; jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë për ndryshe do të jesh njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për këtë gjendje. Në qoftë se nuk ta mban të thuash të vërtetën, nëse nuk guxon të mobilizosh Policinë e Shtetit kundër kriminelëve, përkundrazi i shoqëron ata me blinda dhe furgonë policie, atëherë e vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale dhe penale është largimi yt dhe i çdo oficeri tjetër që nuk zbaton dot ligjin dhe nuk shtyp dot krimin për një arsye të thjeshtë sepse krimi ua ka marrë kalanë nga brenda”.

Në krye të Policisë së Shkodrës aktualisht është Vehbi Bushati.

WhatsApp Image 2018-09-03 at 6.57.14 PM

Basha nga Shkodra i përgjigjët ftesës së PS-së: Me ke të bashkëpunoj?! Jeni njësh me…

Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj nga Shkodra ftesës së socialisteve bërë më herët për bashkëpunim. Por, sipas Bashës, kjo nuk mund të ndodhë pasi mazhoranca është bërë njësh me krimin.

Sot, kufiri mes krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht, deklaroi Basha.

“Prioritet është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, asnjë ligj projektligj asnjë akt s’ka asnjë domethënë pa çliruar qeverisjen nga krimi”, theksoi Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës

Nuk ka shqiptar që ta kuptojë se ka hipokrite janë thirrjet që vijnnë sot nga foltoret e Kuvendit se sa të dëshpëruara janë bojatisjet e propagandës për bashkëpunim. Me këtë të bashkëpunojmë? Me Agron Xhafën? Me Taulant Ballën, të cilit pasi i plasi skandali i Toyota Yaris dhe pastrimit të parave të pista të Drogës pohoi me gojën e tij se është mik me një prej anëtarëve të Bandës së Lushnjës, i dënuar me 21 vite burg në Itali, Edmond Bego.

Sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptas me kriminelët në qytetin e Shkodrës. Bashkëpunoi haptas me familja Dobraçaj. Kontrollin në Shkodër e kanë bandat e krimit të organizuar. Ky është realiteti në Durrës

Para disa ditësh, krimi i organizuar goditi me breshëri automatiku shtëpinë ku flinin fëmijët e një gazetareje. Janë rrëmbyer dhe zhdukur qytetarë, janë vrarë të tjerë, siç ishte rasti i Arjan Ferracakut. Sot Dobraçi duhet të ishte tërësisht nën kontrollin e policisë, por në fakt është shtetrrethim i vërtetë kriminal ku rojet private të armatosur vendosin kush lëviz dhe kush jo. Në një lagje të Shkodrës nuk lëviz dot lirisht sikur të ishim në gjendje të luftës. Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës. I bëj thirrje drejtorit të policisë së Shkodrës të japë dorëheqjen. E vetmja që të shpëton nga përgjegjshmëria morale dhe ligjore është largimi yt. Krimi u ka marrë kalanë nga brenda, u ka marrë Fatmir Xhafajn, kampionin e reformës në drejtësi.

Si mund t’i kërkohet opozitës të ulet të bëjë ligje dhe reforma me Fatmir Xhafajn që duhet të ishte nën hetim nga ligji antimafia. Si mund t’i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballën e Toyota Yaris, i cili pranon publikisht se ka mik një trafikant droge.

Modeli 5 vjeçar i Edi Ramës na ka sjellë këtu. Për pushtetin e tij, Edi Rama bëri pakt me kriminelët nga jugu në veri nga lindja në perëndim. Për pushtetin e tij, ju hapi rrugë kriminelëve në polici. Kaluam nga një ministër i brendshëm që bënte vetë drogën, tek një ministër i Brendshëm që bën drogën me vëllain e tij. 

Sfidat që kemi përpara ka përmasa akute. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Ka përmasa historike. Nuk mund ta lëmë vendin të boshatiset. Çdo ditë shkojmë prapa dhe jo para në raport me Evropën. Vetëm ata që ia kanë shitur krimit shpirtin për jetën e tyre me luks, me chartera privatë si Edi Rama, Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj me shokë mund të pranojnë që të boshatisen qytete të tëra. 

Ne vijmë këtu plotësisht të vetëdijshëm edhe për të metat tona për t’u zotuar para shqiptarëve se nuk do t’i lëmë vetëm me krimin e organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më. Edi Rama është një figurinë që vetëm hedh firma për të grabitur me PPP dhe për të plotësuar tekat e tij duke harxhuar miliona për udhëtime jashtë shtetit, vetëm për makina aq sa është ndihma ekonomike për 8 muaj.

Detyra jonë duke filluar nga sot të gjejmë rrugët, mënyrat, të formulojmë aksionin dhe platformën politike për t’i dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme për Shkodrën për t’i dhënë vendit demokraci, rend dhe shtet të së drejtës. Le të fillojmë nga e para, shkëputjen e qeverisjes nga krimi, dhënien fund të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”.

Opozita zgjodhi të bojkotojë seancën e parë plenarë për sesionin e ri në Tiranë, duke u mbledhur në Shkodër, ku së fundmi kanë ndodhur një seri ngjarjesh kriminale të pazbardhura nga autoritet ligjzbatuese.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura