VIDEO/ “Plakushi” Zhiru nderon Çelsin dhe përmbys parashikimet, Atletiko luan gjithçka në Angli

Feb 23, 2021 | 23:29
SHPËRNDAJE

Çelsi fitoi minimalisht ndaj Atletiko Madridit në sfidën e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Edhe pse “Blutë” nuk niseshin si favoritë për të fituar takimin, skuadra londineze arriti të merrte maksimumin ndaj kryesuesve të kampionatit spanjoll. Veterani Oliver Zhiru vulosi triumfin në Bukuresht dhe me golin e tij në Rumani, Çelsi ka avantazhin  e lehtë të kualifikimit në çerekfinale pasi luajti sot ekip udhëtues, ndërsa “Los Colchoneros” si ekip vendas dhe goli konsiderohet si gol në fushë kundërshtare.

celsiii

Goli i sulmuesit francez u quajt i rregullt nga arbitrat e VAR-it pas protestave të skuadrës së Simeones për pozicion jashtë loje të kampionit të botës, por pamjet treguan se njëri prej lojtarëve madrilenë prek topin i fundit para se ta godiste Zhiru.

Megjithatë, sfida e kthimit në Londër (17 mars) pritet të jetë një betejë e vërtetë pasi rezultati 0-1 lë të hapur kualifikimin drejt 8 më të mirave të Europës për këtë edicion.

FT| ATLETIKO MADRID-ÇELSI 0-1
Golat: Zhiru 71′

 

 

 

FORMACIONET  ZYRTARE

FORMACIONEEET
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura