VIDEO/ Përrallës së bukur të Danimarkës i vjen fundi! Anglia shkruan historinë dhe sfidon Italinë në finale

Jul 7, 2021 | 23:41
SHPËRNDAJE

Historike! Anglia për herë të parë siguron një biletë për finalen e një kampionati Europian. “3 Luanët” e Southgejt arritët të triumfonin me rezultatin 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Uembli”.

e

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ndërkohë që në minutën e 104, kapiteni Herri Kejn, arriti të tundte rrjetën, duke çuar në finale “Luanët”.

FT: ANGLI-DANIMARKË 2-1

Kjaer 39′ (autogol), Kejn 104′  / Damsgard 30′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja, Anglia në finale! 

120′ Shmajkëll kësaj here i thotë “jo” gjuajtjes së Stëling. Fantastik portieri danez.

114′ Moment i vështirë në portën e Anglisë, Pikford devijon në këndore një gjuajtje të rrezikshme të Braithuejt.

106′ Zëvendësim te Anglia, largohe Grilish, vendin e tij e merr Tripier.

105′ Mbyllet shtesa e parë prej 15 minutash!

104′ GOOOOL ANGLIA 2-1/ Shmajkëll ndal fillimisht gjuajtjen e Herri Kejn, i cili ndjek aksionin dhe me tentativën e dytë dërgon topin në rrjetë. 

102′ Penallti për Anglinë, e fiton Stërling. Protestojnë danezët!

100′ Anglia nuk heq dorë nga sulmet e vazhdueshme në zonën e danezëve që janë tërhequr të gjithë mbrapa dhe kërkojnë të mbrojnë rezultatin.

95′ Zëvendësim te Anglia, largohen Rajs dhe Maunt, në lojë Henderson dhe Foden.

93′ Shmajkëll tregon sërish reflekset, duke i thënë “jo” gjuajtjes së Herri Kejn. Fantastik portieri danez.

91′ Starton shtesa e parë prej 15 minutash.

Koha e rregull mbyllet pa fitues, ndeshja shkon në shtesa! 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim i pestë te Danimarka, largohet Delanej për Jensen.

80′ Kësaj here ishte radha e Kalvin Filips, i cili provoi nga distanca, por pa sukses!

79′ Zëvendësim te Danimarka, largohet nga fusha Kristiansen i dëmtuar, vendin e tij e merr Andersen.

73′ Minuta të mira për Anglinë që qëndron në sulm në kërkim të golit të fitores.

69′ Zëvendësim edhe te Anglia, largohen talenti Saka në lojë futbollisti i Aston Vilës, Grilish.

67′ Danimarka kryen 3 zëvendësime, largohen nga fusha, Larsen, Damsgard dhe Dolberg në lojë, Vas, Polsen dhe Norgard.

55′ Shmajkëll, fluturon në cepin e portës dhe i mohon golin Meguajerit. Fantastik portieri i danezëve.

49′ Meguajër ndëshkohet me karton të verdhë për goditje me brryl ndaj Kjaer.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

39′ GOOOOL ANGLIA 1-1/ Vendoset baraspeshat! Kjaer shkakton autogol. Shpërthen në festë Uembli! Pas një topi nga e djathta nga ana e Saka, mbrojtësi që aktivizohet te Milani, devijon drejt rrjetës së portës së tij. Aty pranë ndodhej edhe Stërling. 

37′ Shmajkëll bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt Stërling. Vendimtar portieri danez me pritjen e tij.

30′ GOOOOOL DANIMARKA 0-1/ Predha e Damsgard nga goditja e dënimit, shtang “3 Luanët” në Uembli. Shpërthejnë në festë danezët. Fantastik mesfushori që aktivizohet me Sampdorian në Serinë A. Ky ishte goli i parë që pëson Anglia në këtë Euro 2020 dhe goli i parë direkt nga goditja e dënimit. 

24′ Sërish rrezikshëm danezë. E djathta drithëruese e mesfushorit Damsgard shkoi ngjitur me shtyllën. Nordikët provojnë të surprizojnë.

15′ Minutat e para një zjarr i vërtetë me sulme dhe kundërsulme nga të dyja krahët.

12′ Sërish rrëzikshëm Anglia, që provon me Stërling, por gjuajtja e tij shkon drejt e në duart e portieri Shmajkëll.

9′ Danimarka provon të surprizojë me një shpërthim të Damsgard, por mbyll mjaft mirë Uoker, duke neutralizuar një mundësi të rrezikshme.

6′ Angli agresive në minutat e para, Kejn provon të shërbejë për Stërling, që nuk kontrollon dot topin.

1′ Starton gjysmëfinalja, “3 Luanët” menjëherë në sulm në kërkim të golit!

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: Pikford, Uoker, Shou, Stons, Meguajer, Rajs, Filips, Maount, Sterling, Saka, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

DANIMARKA: Shamjkel, Vestergard, Kjaer, Maele, Kristensen, Delanej, Damsgard, Striger, Hojbjerg, Dolberg, Braithuejt, Trajner: K.Hjulmand

denmark anelg

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura