VIDEO/ Belgjika “leksion” Anglisë, “djajtë” e mbyllin Botërorin në podium

Jul 14, 2018 | 17:54
SHPËRNDAJE

Belgjika mposhti Anglinë me rezultatin 2-0, në takimin e vlefshëm për vendin e 3-të duke siguruar kështu medaljen e bronzit.

Munier

Ishte Munier që kaloi në avantazh skuadrën e Martinezit në minutën e 4-të. Pavarësisht epërsisë, Belgjika e dominoi takimin duke provuar shpesh herë të dyfishonte rezultatin.

lukaku

Në minutën e 82-të Hazard dyfishoi rezultatin duke hipotekuar fitoren.

37100755_1726317234103438_7964141991363608576_n

Belgjikë-Angli 2-0

Munier 4′, Hazard 82′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

82′ GOOOL Belgjika 2-0. Eden Hazard dyfishon shifrat, falë një aksioni vrastar. De Brujne jep një pasi për kapitenin i cili avancon drejt portës angleze dhe godet, duke realizaur dhe golin e dytë.

80′ Aksion spektakolar i Belgjikës. Mertens harkon një top për Munier, i cili gjuan me të parën, por kundërpërgjigjia e Pikford ishte fantastike.

78′ Zëvendësim i tretë te Belgjika, largohet Tilemans, vendin e tij e zë Dembele.   

74′ Anglia kërkon me ngulm golin e barazimit, Meguajër gjuan bukur me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

70′ Alderveireld bën heroin teksa largon topin mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Dajer.

69′ Dajer provon me një gjuajtje drejt portës, topi ndalet nga Kurtua.

60′ Belgjika kryen zëvendësimin e dytë, largohet Lukaku i mërzitur, vendin e tij e zë Mertens.

56′ Minuta fantastike. Lukaku del i vetëm përballë portierit, por nuk arrin të zotërojë topin, duke humbur një rast të artë shënimi.

52′ Stons ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

54′ Anglia në kërkim të golit. Lingard nga e djathta, provon me një gjuajtj me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit. Shumë pranë topit edhe Kejn, i cili nuk arrin ta devijojë në rrjetë.

51′ Pranë golit Anglia! Pas një harkimi nga një godtiej këndi, Stons ka mundësinë për të rrezikuar, por një prej mborjtësve belg largon reikun, duke e çuar topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë. Anglia bën 2 zëvendësime të menjëhershëm. Largohet Stërling dhe Roz në fushë Lingard dhe Rashford.

Mbyllet pjesa e parë, Belgjika dominuese ndaj Anglisë. 

39′ Zëvendësim i detyruar te Belgjika, largohet Çadli i dëmtuar, vendin e tij e zë Vermalen.

35′ Shpëton për mrekulli porta e Anglisë. Aldervail provon me një kthesë brenda zonës. Topi përfundon ngjitur me travesën

34′ Hazard hyn brenda zonës dhe provon me një goditje drejt portës, topi devijohet nga Stons në këndore.

32′ Belgët nuk kënaqen me avantazhin e një goli, ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj anglezëve.

23′ Mundësi e artë për anglezët për të barazuar rezultatin. Stërling jep një asist perfekt, Kejn nuk arrin të gjuajë saktë duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

20′ Provon Anglia me Meguajët, i cili godet me kokë, por topi përfundon në duart e Kortua.

16′ Pranë golit të dytë Belgjika, me anë të Lukakut, por sulmuesi nuk është treguar  i saktë para portierit.

12′ De Brujne ka një mundësi të mirë, por goditja e tij ndalet nga Pikford.

11′ Stërling provon me një goditje nga distanca, por ndalet nga një prej mbrojtësve belg.

4′ GOOL Belgjika 1-0. Munier ka zhbllokuar rezultatin pas një aksioni model nga Eden Hazard nga e majta. Ai ka harkuar në zonë ku është “shfaqur” Munier për të realizuar golin e avantazhit që në minutën e 4-t të takimit.

1′ Ka startuar takimi.  Topin e parë nga mesi i fushës e shkelmojnë belgët

Formacionet zyrtare:

Belgjika: Kurtua, Alderueireld, Çadli, De Bryjn, Hazard, Kompani, Lukaku, Munier, Tielemns, Vertonghen, Vitsel

Anglia: Pikford, Delph, Dajer, Xhones, Kejn, Loftus-Çek, Meguajër, Rose, Stërling, Stons, Tripier

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura