LIVE’/ Rëndohet bilanci i viktimave të sulmit në Stamboll, 41 të vdekur

Jun 29, 2016 | 13:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në aeroportin e Stambollit. Sipas të dhënave të fundit numri i viktimav ka arritur në së paku 41 vetë.

12:30

Guvernatori i Stambollit ka njoftuar zyrtarisht se pas të dhënave të fundit numri i viktimave nga sulmi i mbrëmshëm në Stamboll ka arritur në 41 vetë dhe të plagosurit e kanë kaluar shifren 230.

Jozyrarisht flitet për rreth 50 viktima. Disa media të huaja raportojnë këtë shifër, duke iu referuar burimeve zyrtare të paidentifikuara.

12:20

Një zyrtar turk ka dhënë detaje për kombësinë e 13 personave të huaj që mbetën të vrarë mbrëmë nga sulmi në aeroport.

Ata janë: 5 nga Arabia Saudite, 2 nga Iraku, 1 nga Kina, 1 nga Jordania, 1 nga Tunizia, 1 nga Uzbekistani, 1 nga Irani dhe 1 nga Ukraina.

09:20

Kryeministri turk ka njoftuar në një komunikim të fundit se aeroporti është hapur dhe fluturimet i janë kthyer normalitetit. Binali Yildirim tha se është koha për të reaguar.

08:20 

Kryeministri turk në një deklaratë të fundit ka thënë se sulmi i mbrëmësh është dora e ISIS. “Terroristët erdhën në aeroport në një taksi dhe pastaj kryen sulmet e tyre”, tha kryeministri.

“Hetimet e para tregojnë se tre sulmuesit së pari hapen zjarr e pas shpërthyen veten e tyre.”

Yildirim nuk ka sqaruar pse, por tha se ISIS eshte pas sulmeve.

Ora:01:19

Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag ka bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmi në aeroportin e Stambollit ka shkuar në 31. Kurse sa i takon të plagosurve ky numër ka arritur në 147.

Nuk është e qartë nëse në këtë numër përfshihen edhe terroristët që kryen sulmin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

Një lajm i tillë konfirmohet dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Është konfirmuar tashmë se në sulm kanë marrë pjesë tre persona, ku dy prej të cilëve kanë hedhur veten në erë ndërsa i treti është qëlluar nga policia.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka bërë të ditur për CNN se një prej terroristëve fillimisht hapi zjarr me kallashnikov para se të hidhte veten në erë në hyrjen e aeroportit.

Në total pati dy shpërthime me bombë. Njëri ndodhi pak metra jashtë terminalit, ndërsa shpërthimi tjetër ishte në portën e sigurisë për në aeroport.

Sipas informacionit të autoriteteve turke asnjë nga shpërthimet nuk ka ndodhur brenda ndërtesës së aeroportit.

Sipas asaj që raporton “Reuters”, policia ka hapur zjarr ndaj të dyshuarve në hyrje të aeroportit.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka deklaruar gjatë fjalës në Parlament se kanë humbur jetën 10 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Aeroporti është mbyllur plotësisht si për hyrje ashtu edhe për dalje. Aeroporti “Mustafa Qemal Ataturk” është më i madhi në Turqi. Stambolli ka aeroportin e 20 më të madh në botë dhe të tretin në Evropë.

Turqia e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër Shtetit Islamik, gjithashtu po lufton dhe militantët kurd.

vijon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura