Shqipëria bind në miqësore, leksion Turqisë me 10 lojtarë (Video)

Nov 14, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Shqipëria mposhti Turqinë në miqësoren e zhvilluar në Antalia me rezultatin 2-3, duke bindur edhe pse luajti që prej minutës së 41-të me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Memushajt.

Shqiperia fitoreAjdareviç

 

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi miqësor, Turqi-Shqipëri 2-3

90+1′ Ugur provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Largohet Sabjen Lilaj, në fushë Andi Lila.

81′ Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Ajdareviç.

78′ Xhaka provon nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.

77′ Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.

 

66′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.

60′ GOOL Turqia 2-3. Tosun lë një top në zonë për të sapofuturin Akbaba, i cili me një goditje me të majtën mposhtë portierin Berisha duke ngushtuar diferencën.

 

Turqia

56′ GOOL Shqipëria 1-3. Eros Grezda shënon golin e parë me fanellën e Kombëtares.

 

Grezda

 

52′ Një tjetër mundësi shënimi për Turqinë. Tosun provon me një gjuajtje të bukur, por Berisha kundërpërgjigjet mjaft mirë duke grushtuar topin.

47′ GOOL Turqia 1-2. Under ngushton diferencën për vendasit pas një asisist të Tosun nga krahu i majtë, mesfushori turk godet saktë shumë pranë vijës fatale duke dërguar topin në rrjetë. 

Turqia

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Turqi-Shqipëri 0-2

41′ Ledian Memushan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Shqipëria mbetet me 10 vetë.

Memushaj

39′ GOOL Shqipëria 0-2. Roshi kroson në qendër për Sadikun, i cili godet saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Sadiku

32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ GOOL Shqipëria 0-1. Roshi pas një depërtimi nga e djathta, servir një top të bukur për Sadikun, i cili godet saktë brenda zonës duke përshëndetur rrjetën.

 

Sadiku

22′ Përsëri Turqia rrezikshëm. Tosun godet me të majtën, Berisha shpëton sërish portën e Kombëtares.

 

18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë një skemë me Lilajn, por mbrojtësit turq tregohen të vëmendshëm duke larguar rrezikun.

1′ Ka nisur takimi.

Turqi – Shqipëri 1-3

 Under / Sadiku 24′ , 39′, Grezda

Turqia (4-2-3-1): Babaçan, Jardimçi, Aziz, (Demirok 46′), Sojunçu, Turan, (Kojabashi 46′), Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

Trajner: M. Luçesku

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku.

Trajner: K. Panuçi

Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari)

KK: Memushaj 41′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura