Listat e kandidatëve për deputetë/ Celibashi thirrje të rëndësishme për partitë politike: Edhe pak ditë kanë mbetur, dorëzoni brenda afateve dokumentacionin

Mar 1, 2021 | 11:56
SHPËRNDAJE

Kur na ndajnë edhe një javë nga 8 marsi, kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive politike, që të mos presin datën e fundit.

celibashi

Teksa inkurajon partitë që të zgjedhin kandidatë me integritet dhe që plotësojnë kushtet, Celibashi bën thirrje që të mos presin momentin e fundit për dorëzimin e dokumentacionit. Kjo sipas Celibashit edhe për t’i dhënë kohën e duhur KQZ për të administruar dokumentacionin.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, shkruan Celibashi në Twitter.

celibashi

Disa ditë më parë Komisioni Rregullator në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi specifikimet teknike të fletës së votimit të propozuara nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në pikën dy të vendimit thuhet se fleta mund të ndryshojë përmasat në varësi të listave shumemërorë në çdo zonë zgjedhore. Vendimet janë marrë me shumicë votash të pesë anëtarëve të Komisionit Rregullator. Ndërkohë, duket se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është drejt dakordësisë edhe për përmbajtjen e fletës së votimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura