“Listat e hapura janë një mashtrim i hapur”- Fatos Lubonja: Rama e përdori këtë truk për të…. Çfarë duhet të bëjë opozita

Sep 21, 2020 | 18:18
SHPËRNDAJE

 

Analisti Fatos Lubonja e konsideron një manovër të Partisë Socialiste përdorimin e listave të hapura vetëm për të hequr koalicionet parazgjedhore.

lubonja-3-740x450

Sipas tij, opozita ka disa detyra përpara për t’iu përgjigjur këtij truku të Partisë Socialiste.

Lubonja tha në “News 24”, se hapi i parë është që shqiptarëve t’u kthehet besimi.

Fatos Lubonja: Kjo manovra e fundit e PS-së apo e Ramës me lista të hapura me rreshtim, tregon se e gjithë kjo manovër që u bë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kishte vetëm një qëllim kryesor që ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore sepse nga kalkulimet siç thuhet mund të humbiste më shumë vota se sa kështu.

Argumenti i listave të hapura u përdor pikërisht për të hequr koalicionet sepse ky ishte një nga pikat e forta sepse mori edhe përkrahjen e asaj që quhet opozita parlamentare. Në momentin që u arrit kjo, u gjet një truk tjetër për të mbyllur listat. Në atë mënyrë siç është bërë ky projekt e ke të vështirë që të zgjedhurit më poshtë të dalin mbi listën e kryetarit. Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij. Atëherë është krijuar ky truk. Listat e hapura janë një mashtrim i hapur.

Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Pasi mori atë që deshi u kthye atje ku ishte. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita.

Opozita jashtëparlamentare kur i janë bërë këto pyetje, ata kanë thënë se çfarëdo të bëjë Edi Rama sepse me sondazhe, Edi Rama nuk shpëton dot nga humbja. Përveç denoncimit, diskretitimit ndaj këtyre mashtrimeve që janë ashiqare mashtrime, puna tjetër që duhet të bëjë mendoj unë që me këto rregulla loje, nuk bëhen dot në momentin që i bën vetëm ti. E gjitha kjo i ka krijuar vështirësi plus opozitës. Mendojnë që populli është aq i mërzitur sa do ta votojë kundër, unë mendoj që brenda këtij sistemi zgjedhor që i ka miratuar një lojtar, ata duhet të veprojnë urgjentisht për të gjetur kundërmasat që ka krijuar Edi Rama.

Për shembull duhet ta vendosin qartë a do të shkojnë të gjithë bashkë. Tjetra është si do të mbrojnë votën. Tjetra për t’i sqaruar njerëzit. Nuk mjaftojnë vetëm televizionet. Unë kam ngulmuar që opozita të paralajmërohet që ka përpara shumë rreziqe dhe duhet të marrë masa dhe jo të flerë gjumë me besimin se unë e kam fituar se ka humbur Edi Rama.

Edhe Europa vetë ka një krizë tashmë. Ndikimi i perëndimorëve në Shqipëri është dobësuar. SHBA, aq më keq, e pamë sesi Trump rrëzoi një qeveri për interesa të vetat elektorale. Në vend se ta mbështeste, SHBA e sakrifikoi. Ndërkombëtarët janë të dobët, ne na mbetet të forcojmë projektet tona.

Lexova së fundmi një shkrim të botuar në një revistë dhe kur flitej për shkaqet për rritjen e madhe të kërkesave për azil, vihej në dukje fakti që një nga shqetësimet e tyre është se ikin me gjithë familje. Kjo i kushton më shumë sepse duhet t’u gjesh strehë. Kur ikën me familje, përdorej termi depresion social-ekonomik që kalon vendi. Unë mendoj se nuk ka asnjë shenjë që ky depresion social-ekonomik të ndalojë, që do të thotë të rritet një shpresë tek ky vend.

Njerëzit votojnë për ndëshkim dhe për besim. Besimi është shumë i vështirë të ringjallet. Duhet shkatërruar ky lloj sistemi mono-partiak që ka krijuar Edi Rama. Unë i kam quajtur banda, por janë tre ka një rishpërndarje më të madhe ekonomike se sa kur e kap një parti e vetme, si tepsi siç e quante Edi Rama dhe më pas përdor çdo mjet për të mos dalë nga pushteti siç ka ndodhur në vende autoritare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura