Lista zyrtare/ Liga e Europes, Milani i shtang te gjithë duke lënë jashtë yllin e skuadrës

SHPËRNDAJE

Milani ka bërë publike para pak minutash edhe listën e lojtarëve për Ligën e Europës, ku nuk kanë munguar surprizat. Përveç Striniç, jashtë listës ka mbetur edhe mbrojtësi Andrea Konti, i cili nuk është preferuar nga trajneri Gatuzo, për shkak edhe të dëmtimit. Mbrojtësi italian u transferua me shumë bujë sezonin e kaluar te kuqezinjtë, por nuk ka mundur të lerë ende gjurmë. U mendua se 24 vjeçari do të ishte gati për të luajtur në Ligën e Europës, por nuk ka ndodhur kështu.

gatuzo

Për sa i përket Donarumës dhe Kutrones, ata bëjnë pjesë në listën B, pasi janë produkte të fidanishtes së Milanit dhe mund të përfshien në këtë listë, duke pasur parasysh kriteret që janë në moshën 21-vjeç. Kujtojmë që Milani bën pjesë në Grupin F së bashku me Betis, Olimpiakos dhe Dundelanxh.

JA LISTA E PLOTË:

LISTA A: Antonio Donaruma, Reina, Abate, Kalabria, Kaldara, Laksalt, Rodriguez, Muzakio, Romanjoli, Simiç, Zapata, Bakajoko, Bertolaçi, Biglia, Bonaventura, Keisi, Montolivo, Mauri, Borini, Çalhanoglu, Kastillejo, Halilovic, Higuain, Suso.

LISTA B: Xhanluixhi Donaruma, Plicari, Bellanova, Breshianini, Torrasi, Kutrone, Tsajout.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakGoditje e fortë për presidentin/ Tjetër dorëheqje në qeveri, ja ministrja që la kabinetin
Artikulli tjetër"Zoti na ka bërë fqinj", Ministri i Jashtëm turk takon Kotzias. Flet për stuhitë dhe situatat e vështira

S'KA KOMENTE

Comments are closed.