LISTA/ Tronditet Reali, ylli i skuadrës nuk udhëton drejt Milanos dhe humbet sfidën ndaj Interit

Nov 24, 2020 | 11:53
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Interit, e cila do të luhet ditën e nesërme në “San Siro”, por lajmet nuk janë aspak pozitive.

Reali

Kapiteni Serxhio Ramos, Eder Militao si dhe sulmuesi Karim Benzema nuk do të jenë të gatshëm. Sulmuesi francez nuk ka punuar me pjesën tjetër të grupit në seancën e paradites, teksa nuk është grumbulluar nga tekniku Zidan. Benzema u stërvit në palestër për disa seanca dhe pastaj doli në terren për të bërë vrapime dhe pak punë me topin. Francezi do të qëndrojë në Madrid për të vazhduar rikuperimin dhe rikthimin në formë optimale për ndeshjet e ardhshme.

Pa Joviçin, i cili është i prekur me Koronavirus, trajneri ka grumbulluar në skuadrën e parë futbollistin e të rinjve Hugo Duro. Ai është i përfshirë në listën A të Champions-it. Nga ekipi i parë, Zidan ka vetëm Mariano Diazin sulmues të mirfilltë. Ky i fundit luajti si titullar me Vijarealin dhe shënoi gol. Vlen të theksohet fakti se në skuadër është rikthyer Kasemiro i cili ka arritur të mposhtë koronavirusin.

Serxho Ramos dhe Federiko Valverde po vazhdojnë procesin e tyre të rikuperimit dhe të dy nuk do të jenë të gatshëm për duelin kundër zikaltërve. Odrizola është duke bërë hapa përpara me rikuperimin, por sërish nuk mori ngarkesë të plotë. Zinedin Zidan është në telashe dhe kryqëzon gishtat që gjithçka të shkojë mirë.

Nëse nuk do të humbte ndaj Interit, ky do të ishte një lajm fantastik sepse zikaltrit thuajse do të skarcoheshin nga gara. Megjithatë, Reali i Madridit luan gjithmonë për fitore në Ligën e Kampionëve dhe pavarësisht mungesave do të kërkojë 3 pikët.

Lista e plotë e lojtarëve:

Portierë: Kurtua, Lunin, Altube

Mbrojtës: Karvajal, Varane, Naço, Marselo, Mendi, Kust

Mesfushorë: Kros, Modriç, Kasemiro, Odegaard, Isko.

Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lukas, Vinicius, Mariano, Rodrigo, Duro.

Reali Lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura