LISTA/ Provimi për licencën, ja 160 arsimtarët që do testohen. Me maskë e doreza, pesë rregullat për mësuesit e rinj të Historisë

Sep 22, 2020 | 20:37
SHPËRNDAJE

Nën kushtet e rrepta të diktuara nga pandemia, mësuesit e sapodiplomuar po testohen për të fituar licencën që iu siguron ushtrimin e së drejtës së profesionit.

provbimi i mesuesveRadhën e kanë ata të Historisë, të cilët do të futen në provim sot dhe nesër. Por, para se të paraqiten, duhet të kenë lexuar më parë rregulloren me pesë direktivat e reja, pa të cilat nuk mund të bëhen pjesë e testit, edhe pse kanë paguar tarifën. 160 personat që gjejnë veten në listën e mëposhtme do të duhet të paraqiten në provim me maskë, duke respektuar distancën minimale prej 1.5 metrash me kolegët dhe të shtypin përgjigjen e saktë në kompjuter, me doreza.

Asnjë mjet tjetër, përveç dokumenteve të kërkuara dhe stilolapsit për nënshkrimin e rezultatit nuk do të lejohet. Celularët, çantat dhe sendet personale nuk duhen marrë as me vete. Me shumë rëndësi është orari. Ndonëse QSHA-ja ka azhurnuar listën me vonesë, mësuesit e rinj të Historisë duhet të sigurohet të paraqiten 30 minuta përpara orës së publikuar. Karta e identitetit bashkë me një kopje të saj, fatura origjinale dhe kopja e diplomave bachelor e master janë çelësi për t’u futur në ambientet e QSHAsë, ku mbahet provimi.

Mosrespektimi qoftë edhe i një prej rregullave të mësipërme, penalizon kandidatin nga provimi. Shuma që ka paguar prej një mijë lekësh nuk i kthehet mbrapsht. “Përtej afatit të përcaktuar nga MASRja nuk do të ketë pranime për pjesëmarrje në provimin e shtetit.

Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë më dije se oraret do të jenë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar”, sjell në kujtesë Qendra e Shërbimeve Arsimore. Për të marrë licencën kandidati duhet të sigurojë të paktën 50% të pikëve nga totali në test. Këtë vit, si rrallëherë, sezoni i provimeve është shtyrë. Pandemia solli vonesa në menaxhimin e tri provimeve për mësuesit, atij të kualifikimit, “Mësues për Shqipërinë” dhe provimeve të shtetit. Pas mësuesve, radhën e kanë profesionistët e shëndetësisë.

lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura