LISTA ME EMRA/ Nga përjashtimi i Pashkos, Imamit dhe Ngjelës, kush janë 22 ‘kurbanet” e Sali Berishës në PD! Basha dëboi vetëm 4 deputetë, mes tyre liderin historik

Sep 10, 2021 | 16:56
SHPËRNDAJE

Sali Berisha -Lulzim Basha debimetIsh-kryeministri Sali Berisha gjatë karrierës së tij politike nga viti 1992 deri në vitin 2006 ka përjashtuar nga radhët e Grupit Parlamentar 22 deputetë të Partisë Demokratike.

I pari që ka larguar nga radhët e demokratëve sipas Institutit të Studimeve Politike ka qenë Gramoz Pashko, i cili është ‘dëbuar’ në vitin 1992 nga selia blu për kritika ndaj lidershipit të saj. Po ashtu në vitin ’92 u përjashtua dhe Arben Imami për shkak se tentoi të krijojë fraksione brenda PD-së.

Por ajo që bie në sy mes 22 “kurbaneve” që ka përjashtuar Sali Berisha, vetëm njëri prej tyre nuk është bërë pa vendim të forumeve përkatëse.

Në vitin 2006 Sali Berisha sipas ISP përjashtoi me vendim individual Spartak Ngjelën për shkak të kritikave ndaj lidershipit të PD-së.

Ndërkohë që largimet e tjera janë bërë me vendim të strukturave të selisë blu. Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha në total ka përjashtuar nga radhët e PD 4 deputetë, mes të cilëve Sali Berishën.

Lulzim Basha largoi nga PD, Mhill Fufin, Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin se thyen vendimin e PD për të djegur mandatet.

Ndërkohë që Basha largoi me vendim individual Sali Berishën pse u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lista emrat e deputeteve qe perjashtoi Berisha1

Emrat e te perjashtuarve

Emrat e te perjashtuarve11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura