Lista me 14 gjimnazet me performancë më të lartë në kryeqytet, “Petro Nini Luarasi” më i miri, “Qemal Stafa” humbet kryesimin

Jan 17, 2020 | 14:42
SHPËRNDAJE

petro nini4

BESARTA BASHA/ Nga pozicioni i katërt për tri vite rresht, ‘petroninsat’ kanë rimarrë kryesimin në listën me gjimnazet më të mira të Tiranës.

Zyra Vendore Arsimore e Tiranës ka vlerësuar performancën e të gjitha shkollave, gjimnaze e 9-vjeçare, private e publike për vitin që lamë pas.

“Petro Nini Luarasi” i ka rrëmbyer kupën e fitores gjimnazit “Qemal Stafa”.

qemal-stafa-gjimnazi

Vendi i dytë ndahet midis këtij të fundit dhe “Ismail Qemalit”, të cilët gëzojnë të njëjtin nivel pikësh.

Ndërsa “Sami Frashëri”, shkolla kampione për vende të para në disa vite rresht, ndodhet në vendin e tretë.

E kthyer tashmë në një garë të vërtetë midis drejtuesve e mësuesve në shkolla, “Karta e Performancës”, një praktikë e nisur nga 2014, dikton edhe zgjedhjet e prindërve për fëmijët e tyre.

GJIMNAZET 

gjimnaze renditja

Janë të njëjtat emra shkollash që ndërrojnë vendet pas çdo vit matjesh të treguesve të cilësisë. Nga “Petro Nini Luarasi” e deri te gjimnazi “Partizani”. Për tri pikë, “Qemal Stafa” nuk arriti ta ruante pozicionin duke u renditur e dyta.

Me një dallim të konsiderueshëm pikësh qëndrojnë në vend të tretë dy shkolla, gjithashtu shumë të lakmuara për cilësinë e mësimdhënies, ndërsa “Partizani” qëndron i palëkundur nga pozicioni ku ishte vjet, vendi i pestë. Njëjtë janë edhe vendet e fundit, që nuk kanë bërë asnjë përparim nga vitet e kaluara.

9-VJEÇARET 

Të mos pasurit 100% të nxënësve të saj kalues në provimet kombëtare, nuk e ka penguar “Fan Nolin” të rrëmbejë pozicionin e parë në renditjen e 57 shkollave 9-vjeçare më të mira në kryeqytet.

Me një diferencë të konsiderueshme prej tri pikësh, shkolla në qendër të kryeqytetit lë pas “Dora d’Istrian” dhe “Emin Durakun”. Kryesuesja e vitit të kaluar, “Edit Durham” ka zbritur në vend të katërt, ndërsa në vendin e pestë surprizon “Pjetër Budi”, duke ngjitur nëntë pozicione në raport me një vit më parë.

Ndryshe nga më parë, këtë vit ka pasur ndryshim treguesish, duke futur në vlerësim të drejtpërdrejtë edhe performancën e mësuesve. Jo vetëm punën e tyre reflektuar në rezultatet e nxënësve, por edhe rezultatet e tyre në provimin e kualifikimit si dhe frekuentimin e orëve mësimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura