“Lista e zezë” nga Athina, reagon Aleksandër Çipa: S’kam pasur shtetësi greke

Aug 13, 2017 | 14:55
SHPËRNDAJE

Gazetari Aleksandër Çipa, i cili është edhe kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas shkrimit të gazetës greke “Proto Thema”, ku thuhej se ai renditej mes disa banorëve të Himarës, të cilëve pritet t’u hiqet shtetësia greke.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çipa sqaron se nuk ka pasur kurrë shtetësi greke, duke rrëzuar kështu pretendimet e të përditshmes së Athinës.

SANDER CIPA

“Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem, nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Kam dashur në një moment rreth vitit 2001 të kem nënshtetësinë e Shqiptarit në Kosovë”, sqaron Çipa ndërsa thekson se artikulli është sponsorizuar nga qarqe filogreke në Himarë.
“Sa për lajmin e botuar ne një media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare, dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të ve në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura