Lista e zezë e drejtësisë/ Reagon ambasada amerikane: Ja e vërteta

Feb 3, 2017 | 9:31
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë ka saktësuar se autoritetet konsullore kanë revokuar vizat për 23 prokurorë dhe gjyqtarë dhe jo për 71 siç është raportuar në media.donald-lu2-1024x831

Në një reagim të ambasadës, theksohet se, nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23

Reagimi i ambasadës së SHBA:

Ambasada e SHBA është në dijeni të raportimeve në media që pretendojnë se zyrtarë konsullorë kanë revokuar vizat e 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve javën e kaluar. Këto raportime janë të rreme. Nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23.

48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë raste individuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura