LISTA E ZEZE DHE ‘BILETA E KTHIMIT’/ Zbulohen prapaskenat e vendimit të Kryesisë! Si do u jepet një shans i dytë përkrahësve të Berishës të cilët vetëm u “pezulluan”!

Jan 11, 2022 | 20:35
SHPËRNDAJE

berisha lista zezeKryesia e Partisë Demokratike ka vendosur t’u japë një shans të dytë 19 prej figurave të selisë blu, të cilët kanë dal hapur në përkrahje të Sali Berishës.

Kryesia vendosi të përjashtojë përfundimisht, Sali Berishën, Flamur Nokën, Edmond Spahon, Albana Vokshin, Bujar Nishanin, Arben Irstanin, Rigels Muçollarin, Keltis Krujën dhe Klevis Balliun.

Ndërkohë që janë lënë si të pezulluar 6 deputetë të legjislaturës aktuale dhe 13 kryetarët degës dhe ish-deputëtë.

Burime të Panorama.al pranë Partisë Demokratike bënë me dije se pezullimet janë lënë me afat, duke u konsideruar si një shans i dytë për disa nga emrat e njohur të selisë blu.

Kjo mundësi e dytë për t’u ‘rehabilituar’ i është lënë Deputetit, Agron Shehaj, Aldo Bumçit,Belind Këlliçit, Ed Palokës, Çlirim Gjatës, Bledi Himçit, Edith Harxhit, Eno Bozdos, Ervin Minarollit, Genc Deromemajt, Genc Pollos, Gent Strazimirit, Ivi Kasos,Ledina Mandijas, Lorenc Lukës, Luan Baçit, Mimoza Hajadrmamatajt, Oerd Bylykbashit dhe Tritan Shehut.

Mësohet se 19 personalitetet e njohura të PD-së të cilët janë të pezulluar, mund të rikthehen në funksionet e tyre nëse bëjnë distancim publik ose nëse kërkojnë falje për dhunën që u ushtrua më 8 janar.

Vetëm për këta përkrahës të Sali Berishës është lënë i hapur opsioni i rikthimit në PD.

Por burimet bëjnë me dije se ‘zgjatja e dorës” ndaj tyre nuk do të jetë pa limit.

Një opsion sipas burimeve të Panorama.al nëse nuk ka reflektim është mbledhja e strukturave të larta të Partisë për të vendosur “fatin” e tyre dhe t’i shtohen listës së Sali Berishës.

Po ashtu një mundësi tjetër është dhe ajo e përjashtimit automatik në rast se nuk do të ketë “tërheqje publike” nga përkrahja e ish-kryeministrit, i cili është shpallur “non grata”.

Sali-Berisha-Kuvendi-11-dhjetori-Evi-Kokalari-Belind-kellici-Albana-Vokshi-18

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:
1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Bujar Nishani
6. Arben Ristani
7. Rigels Muçollari
8. Keltis Kruja
9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajadrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura