Lista e veteranëve të UÇK-së, ish-deputeti Rugova: Fatos Klosi i përfshirë në vrasjen e ish-ministrit Ahmet Krasniqi

Apr 23, 2015 | 14:54
SHPËRNDAJE

Naser Rugova, anëtari i LDK-së në Kosovë dhe ish deputeti i LDD-së, duke reaguar pas listës së veteranëve të UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe ish kreu i SHIK-ut në Shqipëri, e ka akuzuar Fatos Klosin si të përfshirë në vrasjen e Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes së Kosovës. 

Fatos Klosi

Akuzën e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në FB, duke shkruar se emri i tij në listë nuk e ka habitur. 

Postimi ne FB

Postimi i plote  

Mendoj se sot është një ditë e mirë për ta thënë këtë:
Nuk më ka habitur aspak publikimi i emrit të Fatos Klosit, shefit të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitet e luftës, si veteran i luftës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sepse kjo është një gjë që ekipi pranë Presidentit Rugova e ka ditur me kohë. Në një formë, kjo ishte edhe arsyeja e raporteve të ftohta në mes të Presidentit Rugova dhe qeverisë socialiste në atë kohë. Jo për shkak se Fatos Klosi e ndihmonte luftën, por për shkak të rolit të tij dhe të shokëve të tij veteranë në vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe shantazheve që i bëheshin oficerëve të Republikës. 
E vërteta duhet të dalë në shesh dhe të mos presim që të vërtetën ta gjejnë të huajt. 
Sa më parë, aq më mirë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura