LISTA E PLOTE/ Cilët janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

Jul 16, 2015 | 13:10
SHPËRNDAJE

Fondacioni për Liri Ekonomike ka publikuar sot listën me 10 biznesmenët më të pasur në Shqipëri.

Zamir Mane

Në krye të kësaj liste, si edhe një vit më parë, vijon të jetë Zamir Mane, pronari i TEG dhe i një sërë biznesesh të mëdha në vend.

Në krye të renditjes janë gjithashtu Vasil Naçi, Shefqet Kastrati dhe Vjollca Hoxha e “Top Channel”. 

Top-10 lista e më të pasurve në Shqipëri 2013-2014, do të përmblidhej në këtë format:

1    Samir Mane

2    Vasil Naci

3    Shefqet Kastrati

4    Vjollca Hoxha

5    Edmond Leka

6    Grigor Joti

7    Idajet Ismailaj

8    Vilma Nushi

9    Bashkim Ulaj

10   Artan Dulaku

Në vijim të studimeve dhe publikimeve të kaluara për më të pasurit në Shqipëri, edhe këtë vit fokusi u drejtua tek studimi i trendeve ndërkombëtare dhe reflektimi i tyre në vend.

Për këtë arsye u përdorën metodologji ndërkombëtare të cilat marrin në konsideratë 4 kritere kryesore, të cilat janë

-kapitali themeltar,

-fitimi i deklaruar* 

-aktivet & pasivet e kompanive

Principet e metodologjisë ndërkombëtare u përshtaten në kushtet dhe sistemet kombëtare të analizës, me qëllim reflektimin sa më realist të situatës ekonomike sot në Shqipëri, dhe strukturat dhe bizneset me të cilat përfaqësohen më të pasurit tek ne.

Gjithashtu, studimi i kësaj radhe përjashton nga përllogaritja asete të tjera personale, si p.sh., makina, rezidenca, koleksione arti etj., në mënyrë që të jetë i fokusuar sa më shumë dhe vetëm në të dhënat zyrtare.

Në studimin e ardhshëm, parashikojmë konceptimin dhe shpërndarjen e një pyetësori që të plotësohet nga vetë të anketuarit, me qëllim një qasje edhe më të madhe ndaj realitetit, si dhe një pasqyrim edhe më të saktë të tendencave dhe parapëlqimeve të kësaj kategorie të popullsisë shqiptare, e cila tashmë prej vitesh po formëzohet dhe ka peshën e saj specifike në ekonominë e vendit.

Në leximin e shifrave, duhet të merret parasyshë shkalla e përafërsisë së tyre, e cila është sofistikuar edhe më tutje me hulumtimet tona, por gjithnjë në kuadër dhe mbështetje të plotë në burimet zyrtare dhe interpretimi analitik i tyre.

Kjo nënkupton se studimi merr të mirëqenë një shkallë të caktuar gabimi.

Ky ndryshim shkaktohet kryesisht si rezultat i mangësisë së disa burimeve të konsoliduara dhe vështirësisë së kryqëzimit të tërthortë të informacioneve për një biznes të caktuar dhe individët aksionerë.

Risia themelore qëndron në metodologjinë e përdorur, e cila merr parasyshë “aktiv/pasivet” si kriter me rëndësi dhe peshë të madhe në metodikën e studimit.

Ndërkohë që, në studim janë përllogaritur vetëm përqindjet e ponderuara sipas aksioneve të regjistruara zyrtarisht në QKR dhe vlerat respektive të aktiveve.

Për të realizuar hulumtimet vendase, analiza u përqendrua në deduktimet globale dhe në informacionin e disponueshëm zyrtarisht.

Për sa i përket hulumtimeve globale, komuniteti i të S-P në Shqipëri mund të grupohet në shifrat e mëposhtme:

-Milionerë komshinj (me 1-5 mil €): 2,005

-Milionerët e mesëm (nga 5 – 30 mil €): 19

-Ultra-SP (nga 30 – 99 mil €): 6

-Qindra-milionerë (100 deri 999 milionë): 1

Miliarderë nuk ka akoma në Shqipëri

Sipas kriterit “kapitali themeltar”, renditja e top-20 për S-P shqiptarë paraqitet si më poshtë:

1    Samir Mane

2    Vasil Naci

3    Shefqet Kastrati

4    Artan Dulaku

5    Tom Doshi

6    Isuf Ferra

7    Ram Geci

8    Besnik Sulaj

9    Pellumb Salillari

10   Edmond Leka

11   Vjollca Hoxha

12   Irfan Hysenbelliu

13   Agim Zeqo

14   Avni Ponari

15   Geront Cela

16   Luan Leka

17   Bashkim Ulaj

18   Grigor Joti

19   Rrok Gjoka

20   Armand Duka

Sipas kriterit të “fitimit 2014” renditja e individëve S-P është si më poshtë:

1    Samir Mane

2    Shefqet Kastrati

3    Idajet Ismailaj

4    Grigor Joti

5    Vjollca Hoxha

6    Vasil Naci

7    Vilma Nushi

8    Irfan Hysenbelliu

9    Pellumb Salillari

10   Edmond Leka

11   Ilir Trebicka

12   Tom Doshi

13   Gentjan Sula

14   Artan Dulaku

15   Rrok Gjoka

16   Agim Zeqo

17   Isuf Ferra

18   Avni Ponari

19   Ram Geci

20   Luan Leka

Ndërsa sipas kriterit themelor “aktive/pasive”, renditja e S-P paraqitet në këtë mënyrë:

1    Samir Mane

2    Vasil Naci

3    Shefqet Kastrati

4    Idajet Ismailaj

5    Vjollca Hoxha

6    Edmond Leka

7    Pellumb Salillari

8    Artan Dulaku

9    Isuf Ferra

10   Vilma Nushi

11   Tom Doshi

12   Ram Geci

13   Avni Ponari

14   Geront Cela

15   Grigor Joti

16   Armand Duka

17   Gentjan Sula

18   Irfan Hysenbelliu

19   Luan Leka

20   Rrok Gjoka

Formati i përdorur merr parasysh vetëm vlerën neto të këtyre individëve sipas peshës përpjestimore që kanë, pa llogaritur vlerën e bizneseve të tyre.

*Për vitin 2013, sepse fitimi i deklaruar për 2014 nuk është përpunuar dhe reflektuar akoma në QKR

STUDIMI

Të gjitha vendet e zhvilluara sot, si pjesë integrale e studimeve ekonomike, ndërmarrin studime mbi indikatorin e numrit të më të pasurve në rang global, sipas industrive, apo edhe në rang kombëtar.

Preokupimi përherë e në rritje i drejtuar nga jeta e më të pasurve si pjesë dalluese dhe indikator shoqëror dhe ekonomik i një vendi, kushtëzon dhe orienton jo vetëm ndjekjen dhe informimin e vazhdueshëm, por edhe modele të ndryshme analizash dhe metodologjishë për mbledhjen dhe trajtimin e informacionit.

Ndarjet e të super-pasurve bëhen me një konsensus të përgjithshëm.

Sipas një prej modeleve më të pranuara, kemi këtë llo ndarjeje sipas grupeve:

  1. i) Individët me pasuri nga 1 deri 5 milionë $, ose “milionerët komshinj”, “millionaire next door”, për vetë numrin e madh dhe kudogjendjen e tyre;
  2. ii) Individë me pasuri nga 5 deri në 30 milionë $, ose “milionerët e mesëm”, “middle-millionaire”;

iii) Individë me pasuri nga 30 deri në 99 milionë dollarë, ose “ultra-të-pasurit”, “ultra-high-net-worth-individual”;

  1. iv) Individë me pasuri mbi 100 milionë por më pak se 1 miliardë $, ose “qindra-milionerët”, “centa-millionaire”; dhe
  2. v) Individët me pasuri mbi 1 miliardë $, ose “miliarderë”, “billionaire”.

Studimi i tendencave dhe luhatjeve të ecurisë së të super-pasurve, këtij grupi shumë të çmuar të shoqërisë, si financiarisht ashtu edhe për nga ndikimi që kanë në ekonomitë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, synon parashikimet e rrjedhës së ekonomisë për vitet dhe dekadat e ardhshme.  Gjithashtu, analizat studimore shërbejnë edhe si busulla orientimi edhe për ndjekësit e tyre, ndërmarrës individualë, korporativë apo edhe qeveritarë.

Pa iu futur në detaj kësaj analize, studimet ndërkombëtare theksojnë përherë e më shumë një fakt të thjeshtë, se “të pasurit bëhen edhe më të pasur në shifra dhe në numra, por të varfërit nuk varfërohen”.

Kjo sepse tendencat e zhvillimeve ekonomike sot synojnë përherë e më shumë evidentimin dhe vënien në praktikë të metodave dhe teknikave optimizuese në përdorimin e burimeve natyrore dhe shërbimeve; shto këtu edhe përmirësimet teknologjike të aplikuara në biznes.

Për ta ilustruar sa më sipër, gjatë analizave në rang ndërkombëtar të grupit të super-të pasurve, janë kategorizuar shqetësimet dhe dilemat që kjo klasë shoqërore ka.  Të shprehura në pesha specifike grafikisht, këto shqetësime do të paraqiteshin si më poshtë:

-Shqetësime për trashëgiminë familjare të biznesit: 85%

-Rritja e mundshme e taksës së pasurisë: 81%

-Rritja e ekzaminimit të pasurisë nga qeveria: 80%

-Krimi kibernetik dhe privatësia online: 76%

-Ndërhyrjet politike: 68%

-Shqetësimet shëndetësore/ambjentaliste: 66%

Siç edhe duket nga rezultatet, shqetësimi ndaj e trashëgimisë familjare të biznesit zë peshën më të madhe, ku anketimet identifikojnë rreth 85% të super-pasurve që shqetësohen për trashëgiminë e pasurisë tek brezat e ardhshëm.

Një tjetër tregues interesant është klasifikimi i përgjigjeve të të anketuarve “nëse të super-pasurit më rinj shpenzojnë më shumë se prindërit e tyre”.

Dy të tretat e të anketuarve rezultojnë të jenë përgjigjur pozitivisht ndaj kësaj pyetjeje, që dmth se tendencat për rritje konsumi të kësaj klase janë përherë e në rritje.

Një tjetër tregues me interes është qasja që të super-pasurit kanë për shkollimin e fëmijve të tyre.

Taksa e pasurisë – debati madhor

Debati mbi pabarazinë e të ardhurave dhe taksës së pasurisë pësoi një gjallërim gjatë vitit 2014, jo vetëm për shkak të diskutimeve të ideve të ekonomistit francez Thomas Piketty, i cili argumenton nevojën e një takse globale mbi pasurinë në mënyrë që të arrihet rishpërndarja e të mirave edhe tek pjesa më e varfër e popullatës. Madje edhe shumë e respektuara OECD nënvizon gjithashtu se pabarazia mund të frenojë rritjen ekonomike, duke argumentuar se përdorimi i taksave dhe transfertave për të lufutar pabarazinë mund të jenë efektive për sa kohë që këto politika kanë objektiva shumë të larta, duke mos pasur për qëllim vetëm ata më të varfërit, por 40% të popullatës më pak të pasur, duke u fokusuar më së shumti tek arsimimi.

10 qytetet më të rëndësishme për ultra-pasanikët

Studimet konkludojnë me një përzgjedhje të 10 qyteteve më të rëndësishme për ultra-pasanikët, sipas renditjes së mëposhtme:

1.Londra

2.Nju Jorku

3.Hong Kongu

4.Singapori

5.Shanghai

6.Majemi

7.Parisi

8.Dubai

9.Pekini

10.Cyrihu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura