Lista e liderëve më të fuqishëm në Evropë/ Merkel në krye, po Rama?

Apr 28, 2016 | 17:27
SHPËRNDAJE

Kush janë liderët më me peshë në Bashkimin Evropian? Gazeta “Politico”, ka renditur liderët kombëtare të vendeve evropian duke u nisur nga forca e ambasadorëve të tyre në BE, pushteti dhe influenca.

Në listën e vendeve dhe liderëve më me ndikim në Bruksel është përfshirë Turqia dhe vende të tjera që aspirojnë të ulen në tavolinën e mbledhjeve të Këshillit të BE-së.

Gjermania dhe Franca janë vazhdimisht në garë se kush është vendi më me ndikim në Bruksel. E para ndikon kryesisht me anë të lidershipit të fortë të Angela Merkel kurse Franca përmes fuqisë së ambasadorëve të Francois Hollande.

Albanian Prime Minister Edi Rama reacts during an interview with The Associated Press in Belgrade, Serbia, Monday, Nov. 10, 2014. Rama arrived on a two-day official visit to Serbia the first by an Albanian leader in 68 years. The prime ministers of Serbia and Albania pledged Monday to put their differences aside and focus on their mutual desire to join the European Union — but the detente between the Balkan rivals didn't even last until the end of their joint press conference. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Po Shqipëria? Ndonëse presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulz dje gjatë takimit me Presidentin, Bujar Nishani tha se Shqipëria është një komb me historia të madhe, ndikimi ynë në Bruksel është minimal.

Fuqia e Edi Ramës për vendimmarrjen si për nga lidershipi si dhe për nga ambasadorët është më i ulëti në vendet e Evropës.

Maqedonia dhe Mali i Zi qëndrojnë më lartë, e para sa i  takon lidershipit të fortë dhe e dyta për nga ndikimi i ambasadorëve.

Harta e liderëve më të fuqishëm:politico-power-matrix-europe-leaders-ambassadros-lq

Harta e vendeve më me peshë: Sa më e errët bluja aq më i pushtetshëm

Shqipëria renditet e 33-ta sa i takon renditjes së vendeve më të fuqishme në Evropë. Një pozicion më lart qëndron Maqedonia dhe më pas vjen Mali i Zi.

Në të dhënat e Shqipërisë thuhet se ambasadore e saj në Bruksel është Suela Janina dhe në arsyen pse ndodhet në fundin e listës thuhet se do t’i duhen të presë shumë për t’u bërë vend anëtar i BE-së.

Në këtë listë në krye qëndron Gjermania, e ndjekur nga Britania dhe Madhe dhe në vend të tretë vjen Franca dhe në vendin e katër është Italia.

safafa

“Politico.eu” është pjesë e organizatës gazetaresko-politike me qendër në Virxhinia SHBA. Ajo është pasardhëse e “European Voice”, që u ble nga një “Politico” dhe Anxel Springer AG.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura