Lista/ Blerjet e institucioneve për nevojat e COVID-19 do kontrollohen, ja çfarë lejohet të prokurohet

May 8, 2020 | 7:45
SHPËRNDAJE

Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë dalë më një udhëzim të përbashkët lidhur me blerjet që iu lejohen institucioneve për nevojat që vijnë nga COVID-19.4-Zyra-Administrata

Në udhëzim nënvizohet se nga inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të bëhen kontrolle të vazhdueshme për të parë cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të blera si dhe aspektet teknike, raporton Monitor.

Më poshtë udhëzimi i plotë bashkë me Aneksin 1 mbi materialet e nevojshme që duhet të blejnë autoritetet kontraktore për efekt të COVID-19.

Udhëzimi i plotë

  1. Çdo autoritet kontraktor qoftë ky dhe organ qëndror blerës apo autoritet kontraktor që do të prokurojë vet nevojat e tij për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19, gjatë gjithë kohëzgjatjes së epidemisë duhet t’i referohet këtij Udhëzimi të Përbashkët në përcaktimin e objektit të prokurimit, listës minimale të mallrave dhe shërbimeve si dhe të dhënave teknike cilësore të tyre.
  2. Procedurat e prokurimit për plotësimin e nevojave emergjente të autoriteteve kontraktore dhe lidhjjen e kontratave publike nga ana e tyre për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19 gjatë gjithë kohëzgjatjes së epidemisë do të kryhen për objektet e prokurimit si mëposhtë:
  3. Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale (të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia covid-19 për nevojat e punonjësve të autoriteteve kontraktore.
  4. “Shërbime dezifektimi”( të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, të ambienteve të brendshme dhe/ose të jashtme të autoriteteve kontraktore.
  5. Lista e mallrave dhe shërbimeve, të dhënat teknike e cilësore të tyre, të vlerësuara të nevojshme për secilin nga objektet e prokurimit të sipërpërmendura është sipas Aneksit 1. Bashkëlidhur këtij Udhëizimi. Në këtë listë janë përfshirë artikujt dhe shërbimet minimale të higjenës dhe masave mbrojtëse të rekomanduara për autoritetet kontraktore dhe punonjësit e tyre për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
  6. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të kryejë inspektime sistematike në autoritetet kontraktore gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së epidemisë me qëllim verifikimin e kryerjes së përputhshmërisë së të dhënave teknike e cilësore, të mallrave dhe shërbimeve të përcaktuara në Aneksin 1 të këtij Udhëzimi, përkundrejt zbatimit të penaliteteve në fuqi ndaj personave përgjegjës.
  7. Ky udhëzim dhe lista e mallrave dhe shërbimeve bashkangjitur udhëzimit nuk zbatohen për institucionet e kujdesit shëndetësor të cilët ndjekin udhëzime të posaçme të Ministtirsë së Shëndetit dhe Mbrotjes Sociale të nxjerra për këtë qëllim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura