LISTA/ 180 mësuesit e Gjeografisë i nënshtrohen provimit të licencës. Ja 5 rregullat që duhet të zbatojnë në kushtet e pandemisë

Sep 23, 2020 | 17:30
SHPËRNDAJE

Provimet e shtetit për këtë javë mbyllen me mësuesit e Gjeografisë. Janë 183 të sapodilomuar në këtë profil, të cilët, pasi kanë kryer praktikën profesionale, i nënshtrohen testit që u siguron licencën, pa të cilën nuk mund të aplikojnë për një vend pune në shkollat publike.

mesuesit-portali-mesues-mesuesia-ne-shqiperi-aplikacioni-rezultatet

Duke ditur rëndësinë e orarit, mosrespektimi i të cilit penalizon kandidatët nga testimi, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka azhornuar listën duke publikuar emrat që do të testohen të enjten dhe të premten, bashkë me orën e provimit.

Bashkëngjitur listës sillen në kujtesë edhe pesë rregullat e reja të diktuara nga situata e pandemisë. Maskat e dorezat, ashtu si në shkolla, janë kusht për t’u futur në derën kryesore, ndërsa QSHA nga ana e saj ka marrë masat për dezinfektimin e ambienteve. Përveç stilolapsit për nënshkrimin në fund të rezultatit të provimit, çdolloj mjeti personal, përfshirë këtu celularë a çanta, nuk do të lejohet në ambientet e brendshme.

Dokumentet e kërkuara janë ato të kahershme: mjeti i identifikimit me një kopje të tij, kopjet e diplomave bachelor e master si dhe mandatarkëtimi i tarifës prej 1 mijë lekësh (në rast se është hera e parë që kandidati për mësues futet në testim). Mosmarrja në konsideratë e rregullave të mësipërme penalizon mësuesit e rinj nga provimi për licencën. As pagesa nuk iu kthehet mbrapsht.

Kujtojmë që së fundmi qeveria ka hequr limitin prej pesë herë në pjesëmarrjen në provime. Mjafton që ata të paguajnë 2500 lekë më shumë mbi tarifën bazë (1 mijë lekë) për çdo herë që futen deri në kalimin me sukses të tij. Ndonëse kanë kryer pesë vite shkollë, bachelor dhe master, praktikë të detyrueshme profesionale 1-vjeçare, mësuesit nuk mund të punësohen pa licencë. Provimi i shtetit e më pas ai i rankimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” janë filtrat e fundit të atyre që duan të ushtrojnë këtë profesion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura