LISTA/ 13 ish-luftëtarët e UÇK-së që do gjykohen nga Specialja. Mes tyre, Haradinaj, Limaj dhe Çeku

Aug 4, 2015 | 21:04
SHPËRNDAJE

Gjykata Speciale do t’i gjykojë disa prej figurave kryesore, që kanë udhëhequr me luftën e UÇK-së.

Haradinaj, Limaj dhe Çeku
Haradinaj, Limaj dhe Çeku

Nga një zyrtar i lartë në Bruksel, portali “Indeksonline” ka siguruar emrat e 13 personave ndaj të cilëve pritet të hapen edhe rastet e para pas krijimit të Gjykatës Speciale, pasi që disa prej dëshmive që kanë mbledhur ndër vite hetuesit e misioneve të BE-së në Kosovë ndërlidhen drejtpërdrejtë me emrat e tyre.

Shumica prej këtyre ish-udhëheqësve të luftës së UÇK-së, aktualisht janë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

  1. Agim Çeku, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-ministër i FSK-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës;
  2. Bislim Zyrapi, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe koordinator i UÇK-së, pseudonimi Sarajeva;
  3. Ramush Haradinaj, ish-komandant i zonës së Dukagjinit me pseudonimin Smajli, ish-kryeministër i Kosovës, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
  4. Lahi Brahimaj, pseudonimi Maxhupi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
  5. Shukri Buja, pseudonimi Gazetari, ish-komandant i zonës së Nerodimes, ish-kryetar i komunës së Lipjanit;
  6. Rrustem Mustafa, pseudonimi Remi, ish-komandant i zonës së Llapit, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
  7. Rrahman Rama, ish-komandant i zonës së Shalës, komandant i FSK-së;
  8. Fatmir Limaj, pseudonimi Çeliku, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;
  9. Blerim Kuçi, ish-komandant përgjegjës për rajonin e Suharekës dhe Rahovecit, ish-kryetar i komunës së Suharekës;
  10. Rexhep Selimi, pseudonimi Dhjetëshi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së;
  11. Musa Jashari, përgjegjës për Veprime Operacionale në Zonën e Pashtrikut;
  12. Anton Quni, bashkëpërgjegjës për Veprime Operacionale në Koshare dhe Shqipërinë e Veriut, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës;
  13. Rrustem Berisha, bashkëpërgjegjës për Veprime Operacionale në Koshare dhe Shqipërinë e Veriut, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij burimi të mirëinformuar, mësohet se disa prej këtyre ish-udhëheqësve të sipërpërmendur kanë qenë duke u hetuar qysh prej viteve 2003-2004, transmeton Indeksonline.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura