“Lista 100% të hapura”- Balla: Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit

| 18:38
SHPËRNDAJE
 

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se listat e kandidatëve të partisë apo koalicioneve do të jenë 100% të hapura, ndërsa shton se të gjithë kandidatë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit.

taulant-balla433-770x376

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese”, nënvizon ai.

Sipas Ballës, nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale që u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma!

Reagimi i plotë:

LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon.

Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale qe u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk janë shpikur akoma! Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.