Lirohet nga detyra e zv.ministres së Shëndetësisë/ Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e ISHP-së

Dec 9, 2021 | 9:51
SHPËRNDAJE

Eugena Tomini është liruar nga detyra si zëvendësministre e Shëndetësisë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave gjatë mëngjesit të sotëm, Tominit i është besuar një tjetër detyrë.

eugena tomini

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se ajo është emëruar drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, duke zëvendësuar kështu Albana Ficon.

Kjo e fundit, pak ditë më parë u emërua drejtoreshë e QSUT-së. Lajmin e bëri të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu disa ditë më parë.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, thekson Manastirliu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura